Regjistroni domainin tuaj .al

Jeta e ish-mbretërve pas fronit mbretëror

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

 Jeta e ish-mbretërve pas fronit mbretëror
Jeta e ish-mbretërve pas fronit mbretëror

Por tashmë, jo si fitimtarë apo si mbretër, por para emrit të tyre kanë marrë një parashtesë, ish. Revista "Time" ka bërë publike jetën e 10 ish-mbretërve, që në momentin që kanë lindur, kur kanë drejtuar vendin, kur janë dëbuar dhe rikthyer përsëri në atdheun e tyre. Nga mbreti Zog i Shqipërisë e deri te ai i Iranit apo edhe Italisë.
10 ish-mbretër
Jeta pas karriges së fronit për ta ka qenë e vështirë. Nga froni mbretëror kanë arritur të bëjnë punë nga më të rëndomtat. Kjo vetëm pasi janë dëbuar nga vendi ku prindërit apo edhe gjyshërit e tyre kanë drejtuar vite me radhë. Madje jo vetëm kaq, jeta pas pelerinës mbretërore i ka dërguar për disa ditë edhe në qeli. Pas gjithë këtyre rënieve, ata janë ringritur përsëri, ku dikush është bërë biznesmen i fuqishëm, dikush ka kandiduar në vendin e tij, por jo për fronin mbretëror, por për atë të kryeministrit. Madje edhe pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu, ka tentuar të hyjë përsëri në jetën politike të Shqipërisë, për të qenë përsëri në krye ashtu siç ka qenë babai i tij në vitet \'30.

Leka Zog
Pretendent për mbret në Shqipëri

Që në fëmijëri djali i mbretit Zog në Shqipëri u dëbua nga atdheu kur ai drejtohej nga pushtuesit fashist në 1939-n. I palodhshëm për të rimarrë fronin pas rënies nga ai, Leka i Parë bëri një përpjekje për të rihyrë në vend në 1939-n, por plani i tij u prish, pasi pasaporta ishte listuar me punësimin e tij si "Mbret". Ai më në fund mund të fitonte në 1997-n, kur u bë një referendum në qoftë se do të rikthehej monarkia. Porse nga ky referendum nuk fitoi.
Faktorët mbretërorë: Leka u dëbua nga Spanja me dyshimin e shpërndarjes së stemave, me një çmim nga i cili më pas edhe u arrestua në Bangkok.
Shtesë të fakteve mbretërore: Në vitin ai lidhi vetë një miqësi mbretërore me Ronald Reagan. Si dhuratë ai i dërgoi "të ardhmen" e Presidentit të SHBA-së, një elefant të vogël të quajtur Gertie, një mendim i parafinuar i Nancy Reagan.

"Unë jam mbi të gjithë partitë politike, vetëm me veten time".

Constantine II
Ish-mbret i Greqisë

Djali i vetëm i mbretit Paul të parë dhe mbretëreshës Frederica. Constantine i dha fund mbretërisë së tij në 1967-n, pas 9 vitesh drejtim. Pas dështimit të një plani për goditje të befasime një vit më vonë, monarku 28-vjeçar shkon në Itali dhe më pas në Britaninë e Madhe. Në vitin 1947 Greqia pati zgjedhjet nga të cilat vetëm 30 për qind e popullsisë e donin Constantinin të rikthehej, por në këtë vit ai hoqi dorë vetë nga kurora. Constantine në vitin 1994 pati një tjetër krizë. Në këtë vit Parlamenti miratoi një ligj i cili i hiqte të drejtën e pronës dhe së bashku me të edhe shtetësinë. Që nga ajo ditë, ai refuzoi të pranonte që ai nuk ishte grek. Pasi qëndroi në Londër për afro 30 vitesh, Constantine u lejua të kthehej në atdhe në 2004-n për Lojërat Olimpike. Gjithashtu ende nuk i "dhuruan" atij qëndrimin e përhershëm në këtë vend. Ai pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Angli së bashku me 5 fëmijët e tij dhe punon si kryetar i Round Square, një organizatë ndërkombëtare që merret me diversitetin kulturor.
Faktorët mbretërorë: Constantine fitoi një medalje ari në Lojërat Olimpike në 1960-n për lundrim. Ai është kushëriri i princit Philip në Britaninë e Madhe dhe një nun i mirë për princin William. Motra e tij, Sofia, është mbretëresha e Spanjës.

"Data 21 prill ishte dita më e keqe e jetës sime".

Simeon Saxe-Coburg-Gotha
Ish-mbreti i Bullgarisë, ish-kryeministër

Saxe-Coburg-Gotha ishte 6 vjeç kur u bë mbret i Bullgarisë në 1943. Ai qëndroi në krye të mbretërisë për tre vite, ku më pas këshilli arriti ta godasë dhe të shfuqizojë monarkinë dhe Saxe-Coburg-Gotha u dëbua në 1946-n. Pas kësaj u stabilizua në Madrid, në Spanjë, së bashku me nënën e tij. Kur Bullgaria ishte nën qeverisjen e komunistëve, Saxe-Coburg-Gotha u bë një biznesmen i fuqishëm. Ai u rikthye në atdhe në 1996-n dhe formoi një parti politike, e cila fitoi zgjedhjet në Bullgari në 2001-shin dhe e bëri atë kryeministër të vendit. Kur ishte në postin e kryeministrit deri në 2005-n, Saxe-Coburg-Gotha ishte shumë i kujdesshëm për të mos iu drejtuar atij si një mbret. Gjithashtu ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga titulli i tij mbretëror. "I parapëlqej të theksoj që puna ime është Kryeministër i Republikës së Bullgarisë", i tha ai Charlie Rose në 2001-shin.
Faktorët mbretërorë: Ai është i pari monark që heq dorë nga froni pasi fitoi "fuqi" në zgjedhjet demokratike.

"Unë nuk kam studiuar për këtë punë specifike, por kur gjërat ndodhin, dhe një njeri do të duhet të jetë besnik me çdo person". -Simeon Saxe-Coburg-Gotha

Michael I
Ish-mbret i Rumanisë

Michael erdhi në pushtet kur ishte 5 vjeç, pas gjyshit të tij, mbretit Ferdinand I, i cili vdiq më 1927. (Babai i tij, Carol II, e refuzoi fronin pasi u arratis së bashku me të dashurën e tij duke fituar edhe pseudonimin "mbreti playboy"). Fitoret e
Michael morën fund nga regjimi komunist, i cili nuk zgjati shumë. Pas Luftës së Dytë Botërore vala e drejtimit të Stalinit zuri edhe Rumaninë, dhe në 1947-n, Michael u detyrua të heqë dorë nga froni. Menjëherë pas kësaj ai shkoi në Zvicër, ku punoi si pilot për një kompani aviacioni dhe më vonë si komisioner i një firme amerikane. Në 2000-n Parlamenti rumun i dha të drejtën atij të jetojë në pallatin mbretëror derisa ai të dëshironte. Michael mbetet më i populluar në Rumani.
Faktorët mbretërorë: Michael është i fundit që jeton dhe që ka qenë në krye të shtetit dhe ka drejtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ka drekuar edhe me Adolf Hitler. Ai është stërnipi i mbretëreshës Victoria dhe kushëriri i tretë i mbretëreshës Elizabeth II.

"A ka ndryshuar emri im? Pse me thërret mua "Madhëri"?"

Reza Pahlavi
Ish-princi i Iranit

Pahlavi, djali më i madh i shahut të fundit të Iranit, udhëtoi drejt atdheut të tij kur ishte 17 vjeç, në vitin 1979, në prag të revolucionit iranian. Zbarkoi në bregdetin amerikan, u arsimua në Universitetin Jugor të Kalifornisë. Nga kritikat e regjimit islamik të Teheranit, Pahlavi shkoi të jetonte në Amerikë dhe shpeshherë shpërndante fjalime që lavdëronin virtytet jofetare dhe demokratike të Iranit.

Faktorët mbretërorë: Pahlavi është trajnuar si aviator i aeroplanit gjuajtës.


"Kur ju keni një mesazh Robin Hood, ju jeni një njeri i trashë".

Mbreti Gyanendra
Ish-mbret i Nepalit

Ish-mbreti nepalezes, Gyanendra, i fundit monark në botë i Hindu, iku nga froni më 28 maj, pasi nepalnezët zgjodhën Asamblenë Kushtetuese duke shfuqizuar dinastinë mbretërore që ishte në fron që prej 239 vitesh. Asambleja ishte kulmi i procesit të paqes duke përfunduar kështu dekadën e gjatë të kryengritjeve, gjatë të cilave Gyanendra armiqësoi dy anët ku në befasi bëri një kërkesë për të fuqizuar veten dhe për këtë më pas në vitin 2005 i jep fund qeverisjes. Pas votimeve, zyrtarët e Nepalit i paraqesin Gyanendras në një shkresë, se duhet të lërë për 15 ditë vendin duke e dëbuar nga Nepali.
Faktorët mbretërorë: Gyanendra erdhi në pushtet në 2001-shin, pas vdekjes së vëllai të tij mbretit, Birendra. Ky i fundit vdiq gjatë një darke familjare ku ishin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Princi Dipendra, i cili vdiq pasi ishte qëlluar me armë, madje ai është fajësuar edhe për një masakër. Ndërkohë që disa besojnë ende që Gyanendra kishte një rol në këtë vrasje.

"Ai na tha ne që të mos t\'u besojmë thashethemeve dhe kështu që ai nuk mund të lëvizte asetet mbretërore jashtë vendin dhe të shkatërronte ndonjë dokument".
Ministrja e Brendshme në Nepal, Krishna Sitaula, lajmëroi se Gyanendra ishte dakord që të lindte pallatin mbretëror në Katmandu dhe të jetonte në një shtëpi të zakonshme.

Vittorio Emanuele
Ish-princ i Italisë

Nipi i mbretit Victor Emmanuel III, Vittorio, u dëbua që në moshën 9-vjeçare, kur u përmbys monarkia italiane në vitin 1946. Për 50 vjet udhëtoi dhe më pas në vitin 2002 u rikthye në Itali. Në 2006-n ai u arrestua me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe kumarit të paligjshëm. (Ai u arrestua poshtë shtëpisë së tij dhe u lirua më vonë.) Në 1991-shin ai u deklarua i pafajshëm për vrasje pa paramendim nga Gjykata e Parisit në lidhje me vrasjen e një turisti gjerman në vitin 1978 në Korsika.

Faktorët mbretërorë: Dënoi Dukën e Aostas, një "rival" trashëgimtar i një froni që nuk ekziston, në përballjen e 2005-s në një darkë të mbretit Juan Carlos të Spanjës.

"Unë isha i gabuar, por unë arsyetova po gjykimet franceze".

Esther Kamatari
Ish-princeshë e Burundit

Kamatari e kaloi fëmijërinë si një princeshë në Burundi, një vocërrake afrikane, e cila jetonte në një vend mes Rwandas dhe Tanzanisë. Në 1970-n, në moshën 19-vjeçare, ajo u largua nga qyteti i saj, pasi disa pjesëtarë të familjes së saj mbretërore u vranë, duke përfshirë edhe babanë, vëllanë dhe mbretin King Mwambutsa IV. Kamatari shkoi në Paris, ku në këtë vend u bë një shkrimtare dhe një modele. Në 2004-n Kamatari deklaroi se kishte në plan të kandidonte për presidente në vendin e saj, ku dhuna etnike ka marrë më shumë se 300 mijë njerëz në 10 vite. Në vitin 2005, në Burundi u zhvilluan zgjedhjet e para të lira në 12 vjet, emri i saj asnjëherë nuk arriti të shënohej në fletën e votimit.
Fakte mbretërore: Kamatari ishte modelja e parë afrikane në Francë.

"Pse duhet të kem frikë kur shumë njerëz në Burundi kanë vdekur? Gjithsesi, unë besoj që kur koha juaj të mbarojë, koha juaj do të mbarojë".

Kigeli Ndahindurwa V
Ish-mbret i Ruandës

Kur reporterët lokalizuan ish-mbretin e Ruandës, Kigeli Ndahindurwa V, në 1994, ai ishte duke aplikuar për stampën e një ushqimi në Maryland. Ai u rrëzua nga froni në 1960-n, pas një goditjeje të befasishme nga qeveria e Belgjikës. Ndahindurwa shkoi në Kenya para se të merrte azilin politik në Amerikë në 1992-shin. Pas masakrës në Ruanda midis Hutus dhe Tutsis, ish-mbreti u kthye në SHBA. Ai i tha BBC-së vitin e fundit, se ai dëshiron të kthehet sërish në Ruanda dhe të rifitojë fronin, por të gjithë këtë mund ta bëjë vetëm me mbështetjen e njerëzve në Ruanda.

Faktorët mbretërorë: Ai është shumë i gjatë dhe asnjëherë pa shokun e tij të fëmijërisë dhe asistentin e tij, Boniface Benzinge, i cili zakonisht qëndron mbrapa mbretit dhe bën fjalime për të.

"Mbreti është si babai për kombin... Të gjithë fiset janë si fëmijët e tij".

Alexander Karadjordjevic
Princ i Serbisë, (ish-princ i Jugosllavisë)

Karadjordjevic u dëbua si një njeri i papërshtatshëm, babai i të cilit, King Peter II, u largua nga vendi pas pushtimit nazist në 1941. Një ushtar britanik u kthye në biznesmen, i cili dëshironte të ishte monark para kthimit në pallatin e tij në Beograd, në 2001-shin, dhe të krijonte lobin e tij monarkist. Pavarësisht aspiratave të tij mbretërore, roli i Alexander ishte shumë zyrtar sa që ai fitoi vëmendjen e të përditshmeve në Serbi, pasi u miratua në Bashkimin Evropian dhe nuk ishte dakord me pavarësinë e Kosovës.
Fakte mbretërore: Kur Alexander lindi në hotelin "Claridge" në Londër, në 1945, Britania ia dorëzoi dhomës së Jugosllavisë si pretendent i fronit mbretëror.

"Nuk është ar, nuk janë bizhuteri, nuk janë para. Janë ndjenja dhe është simbolizëm, dhe është histori, dhe është shpresë".

Aulona Kadillari  : Gazeta TiranaObserver

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi