Presidenti Topi u dorėzon flamurin kombėtar te Olimpisteve

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Presidenti Topi u dorėzon flamurin kombėtar te Olimpisteve
Presidenti Topi u dorėzon flamurin kombėtar te Olimpisteve

Shqipëria është gati për pjesëmarrjen e gjashtë të saj në Lojërat Olimpike Verore që do të zhvillohen në Pekin. Startin e dha Presidenti i Republikës, Bamir Topi me dorëzimin e flamurit kombëtar në një ceremoni të denjë për ngjarjen më të madhe sportive botërore të vitit 2008. Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, përveç 10 sportistëve (mungonte për arsye objektive hedhësi i çekiçit, Dorian Çollaku), morrën pjesë ministri i Sporteve, Ylli Pango, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Hysen Domi, dy bashkësponsorët gjeneralë të delegacionit shqiptar, kompania celulare “AMC” dhe banka “Raifessen”, figura të njohur të sportit shqiptar dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

AMBASADORËT E SHQIPËRISË - “Ju jeni ambasadorë të paqes, jeni ambasadorë të një vendi demokratik, jeni lajmëtarë të lirisë”, - iu drejtua Presidenti i Republikës, Bamir Topi, olimpistëve shqiptarë. “Jeni një urë që lidh popullin shqiptar dhe Republikën e Shqipërisë me të gjithë popujt dhe vendet e kësaj bote, të prirë nga ky flamur. Do të jetë pikërisht ky flamur në duart tuaja, që do të shpaloset hijshëm në ditën e parë të ceremonisë së hapjes për t’i dëshmuar botës praninë e një populli të vogël, por me një shpirt të madh gare”, - theksoi kreu i shtetit, duke i dorëzuar flamurin mundësit Said Prizreni, vendi i tretë në botë, të arritur në Kampionatin Botëror të Azerabajxhanit në vitin 2007. “Një botë, një ëndërr” ky është slogani i këtyre Lojërave. Dhe ne si të gjithë shtetet, jemi pjesë e kësaj bote dhe kemi të njëjtën ëndërr. Ky slogan fton mbarë botën që t’i bashkohet shpirtit olimpik për një të ardhme më të mirë për krejt njerëzimin”, - tha ish-nënkryetari i Partisë Demokratike gjatë ceremonisë të organizuar në Pallatin e Brigadave.

205 SHTETE – Në Lojëtat e Pekinit do të marrin pjesë 205 Komitete Olimpike Kombëtare, ku në të përfshihet edhe Komitetii Olimpik Shqiptar me 11 sportistë. Shtetet e Bashkuara kanë edhe numrin më të madh të sportistëve, rreth 600. Afganistani ka numrin më të vogël të sportistëvë, vetëm katër.

10 500 ATLETË - Lojërat Olimpike Verore “Pekin 2008”, apo Olimpiada e 29-të, janë një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe. Lojërata do të zhvillohen në Kinë, nga data 8 deri më 24 gusht 2008, dhe do të ndiqen nga Lojërat Paraolimpike Verore, të ciltat do të zhvillohen nga data 6 deri më 17 shtator 2008. 10.500 atletë priten të marrin pjesë në 302 kompeticione në 28 disiplina sportive, një më shumë se në “Athinë 2004”.

Prizreni, flamurmbajtësi kuqezi

Mundësi Said Prizreni do të jetë flamurmbajtësi i delegacionit sportiv shqiptar në Lojërat Olimpike Verore “Pekin 2008”, që do të zhvillohen në Kinë në gusht të këtij viti (8-24 gusht 2008).

Qerimaj, ditëlindja në Pekin

Peshëngritësi Erkand Qerimaj do ta festojë ditëlindjen e tij gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit. Nënkampioni i Europës për të rritur në peshën 77 kg do të mbushë 22 vjeç, më 10 gusht 2008.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA