Gazetaret largohen me force nga policia
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Policia e Pekinit ka larguar me forcë gazetarët dhe fotografët e Hong Kongut, ndërkohë që këta të fundit ishin duket dokumentuar radhën e gjatë të personave që kërkonit të blinin bileta olimpike. Madje, një fotoreporter është arrestuar. Telekamerat e “Cable TV” dhe një televizioni tjetër vendës u shkatërruan, ndërkohë fotoreporteri i “South China Morning Post”, Feliks Uong, deklaroi se ishte goditur pa motiv nga policët dhe më pas ishte arrestuar. Gjeste të tilla të policisë vazhdojnë të japin një imazh mjaft të keq të trajtimit të njerëzve dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, problem që u kontestua gjatë nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.