Indeksi i Çmimeve te Prodhimit

Parathënie

 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në vitin 2003 pati një rritje vjetore prej 6.17 përqind krahasuar me vitin 2002. Sektorët “Industria nxjerrëse” e “Industria përpunuese” kanë patur rritje prej 4.43 përqind e 1.83 përqind. Në sektorin “Industria nxjerrëse" pothuajse të gjitha indekset e çmimeve të produkteve të aktiviteteve kryesore kanë pësuar rritje kundrejt një viti më parë. Ndryshe paraqitet situata në sektorin “Industria përpunuese”. Brenda këtij sektori vërehen tendenca të ndryshme. Indekset e cmimeve të produkteve të aktiviteteve ekonomike si “Industria e Duhanit” , “Punime në metal”, “Përgatitja e tanini i lekures” “Metalurgjia e përpunimi i metaleve” kanë pësuar ulje  e kundrejt një viti më parë me 13.1 për qind, 11.33 për qind, 2.13 për qind, 2.87 për qind. Kurse çmimet e produkteve te aktiviteteve “Fabrikimi I drurit dhe artikujve me dru dhe dushk“, “Industria e tekstileve dhe e veshjeve” , “Industria e letres, kartonit, botime” dhe  “Fabrikimi I makinave dhe paisjeve" kanë shënuar një rritje të ndjeshme përkatesisht 56.84 përqind, 13.01 përqind, 18.4 përqind e 10.92 përqind.
 Sektori “Industria nxjerrëse” në ndryshim nga më sipër ka shënuar një rritje vjetore 4.43 përqind. Kjo rritje vjetore  ka ardhur kryesisht nga rritja e cmimeve të nxjerrjes së produkteve energjitike e cila ishte 18.12 perqind.

 

Burimet e të dhënave

Drejtorite e Statistikave ne rrethe

Metodologji

IÇP llogaritet me bazë aktiviteti ekonomik klasifikuar sipas NVE  dhe me bazë produkti klasifikuar sipas CPA. Informacioni për llogaritjen e IÇP merret nga ndërmarrjet industriale aktiviteti kryesor i të cilave është miniera, përpunim dhe shërbime, peshkim, silvikulture, dhe energjitike. Publikimi i parë zyrtar i Indeksit të  Çmimeve të Prodhimit u bë ne Shkurt 2002, i cili përfshinte të dhëna për periudhën Janar 1999 – Shtator 2001. Këto indekse janë llogaritur duke pasur si periudhë bazë vitin 1998 dhe nje kampion ndërmarrjesh të zgjedhura fillimisht nga repertori statistikor i vitit 1996.Në Maj 2000 u bë rishikimi i zgjedhjes duke u bazuar ne rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) 1998. Ndërmarrjet janë zgjedhur me probabilitet proporcional duke pasur në konsiderate  shitjet totale të ndërmarrjeve dhe shitjet totale për punonjës. Më pas, për secilën ndërmarrje  është zgjedhur një kampion përfaqesues i transaksion/produkteve (një transaksion/produkt përmbledh si karakteristikat fizikë të produktit të shitur ashtu edhe kushtet e shitjes së tij), duke përdorur kriterin që shitjet e tyre zënë mbi 10% te shitjes totale të ndërmarrjes. Çmimet mblidhen për këto transaksion/produkte  mbi bazë mujore. Grumbullimi i të dhënave realizohet nëpërmjet intervistës së drejtpërdrejte anketues-menaxher i ndërmarrjes. Të dhënat mblidhen çdo tre muaj nëpërmjet një pyetsori të titulluar “Anketa për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit”.Indeksi i Çmimeve të Prodhimit llogaritet me bazë aktiviteti ekonomik dhe me bazë produkti. Si vit bazë për llogaritjen e IÇP shërben viti 1998 (1998 = 100). Për llogaritjen e këtij indeksi përdoren dy  tipe peshash. Tipi i parë i peshave që përfaqëson shitjet vjetore të produkteve,të marra nga ndërmarrjet,shërben  për llogaritjen e indeksit në nivel produkti. Ndërsa tipi i dytë i peshave përfaqëson shitjet totale në nivel NVE katër-shifror dhe shërben për llogaritjen e indeksit nënivel dege.Indeksi elementar për cdo produkt llogaritet si raport i çmimeve të periudhës korente me atë të periudhës bazë. Për produktet,  të cilave u mungon cmimi në periudhën korente, llogaritet indeksi elementar duke përdorur metoden  e imputimit . Nga agregimi i ketyre indekseve elementare llogariten indekset e niveleve më të larta dhe IÇP total. Formula me të cilën llogariten këto indekse është ajo e Laspyeres.


       

ku:
i    -  mbulon të gjitha indekset e përfshira në grup, 
wi - peshat e elementit përkatës të grupit
 ji - indekset e përbërësve të grupit..

Përkufizime

 Indeksi i Çmimeve te Prodhimit (IÇP) mat ndryshimin mesatar të çmimeve të  shitjes për produktet e prodhuar nga prodhuesit e brendshëm.  Në çmimin e prodhimit përfshihen  kosto e produktit  e marzhi i fitimit, nuk përfshihen  taksa e akcizes, taksa e vlerës së shtuar e kosto e transportit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama