De Rossi: Unė tė paktėn e gjuaj penalltinė

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

De Rossi: Unė tė paktėn e gjuaj penalltinė
De Rossi: Unė tė paktėn e gjuaj penalltinė

“U kërkoj falje shokëve të ekipit. Nuk jam edhe aq i aftë nga gjuajtja e penalltive, gjithsesi të paktën kam guximin të marr përsipër një përgjegjësi të tillë. Preferoj më mirë kështu, sesa të tërhiqem. Eliminimi është një zhgënjim i madh për mua, për tifozët, për shokët e skuadrës dhe për trajnerin. Qe një mbrëmje vërtetë e hidhur. Nëse do të kishim fituar me penallti ndaj Spanjës, jam i bindur që do fitonim kompeticionin. Spanja u tregua superiore në përdorimin e topit. Mbase patën disa gjëra më shumë se ne, por edhe ne patëm disa raste mjaft të mira me Kamoranezin e Luka Tonin”, tha ai. Në Vjenë duket se për Italinë u mbyll një cikël, por De Rosi nuk është dakord me këtë: “Ciklet nuk përfundojnë kur humbet me penallti. Nuk mendoj se kjo skuadër ka marrë fund. Largohemi nga Evropiani me kokën lart. Donadoni? Shpresoj që të mos largohet, pasi do të ishte mëkat të ikte në këtë mënyrë. Nuk e meriton një gjë të tillë”, përfundoi Daniele de Rosi.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA