Van Basten Ruset e merituan plotesisht fitoren
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Gjithsesi, përsa i përket ndeshjes me Rusinë, Van Basten pranon se skuadra e tij nuk ka shfaqur të njëjtin nivel si në fazën e grupeve: “Skuadra nuk i është kundërpërgjigjur lojës së shkëlqyer të zhvilluar nga rusët. Pika e fortë e skuadrës së Hidink ka qenë shumë e ngjashme me tonën, me atë që na karakterizoi në ndeshjet e para, kundër Italisë, Francës e Rumanisë. Më vjen shumë keq që dalim jashtë një kompeticioni të tillë, pasi kishim arritur të krijonim vërtet një skuadër kompetitive. Falënderoj futbollistët e mi për impenjimin dhe korrektësinë e shfaqur gjatë këtij turneu”, ka thënë Marko van Basten.