Gus Hidink Treguam karakter

Gus Hidink: Treguam karakter
Duke lënë mënjanë ndeshjen e parë me Spanjën, në të cilën kemi zhvilluar një lojë të shkëlqyer, sfidat e tjera janë interpretuar në mënyrë perfekte nga ana jonë. Një meritë të jashtëzakonshme për këtë kualifikim kanë lojtarët e mrekullueshëm dhe kompaktësia e tyre në lojë. Jam mëse i lumtur që jam pjesë e një skuadre të tillë, dhe shpresojmë që emocione të tilla të mos përfundojnë këtu. Holanda? Më vjen shumë keq që në një fazë të tillë u desh të përballeshim me Holandën, e cila kishte zhvilluar padyshim një fillim kompeticioni perfekt. Gjithsesi, në futboll humbja dhe fitorja janë dy alternativat e vetme”, shprehet Gus Hidink pas sfidës së mbrëmshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama