Trajneri beson te njė triumf nė Evropian pas 20 vjetėsh

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Trajneri beson te njė triumf nė Evropian pas 20 vjetėsh
Trajneri beson te njė triumf nė Evropian pas 20 vjetėsh

Ky trofe nuk është fituar që prej 20 vjetësh nga “portokallinjtë”, pra në kohën kur trajneri i tanishëm, Van Basten, i dha titullin kampion të Evropës vendit të tij, falë lojës së mrekullueshme. Në rrugën drejt lavdisë së dytë, Van Bastenit do t’i duhet të kalojë ditën e sotme ekipin e Rusisë, i cili edhe pse i nisi si mos më keq ndeshjet në grup (humbja 4-1 ndaj Spanjës), përsëri gjeti formën e tij, duke mundur dy skuadrat e tjera të grupit, Greqinë e Suedinë, e duke siguruar kështu vendin e dytë. Edhe pse në stolin rus ndodhet një prej trajnerëve më të mirë të botës, i cili nuk i është ndarë që prej vitit 1998 fazave çerekfinale të kompeticioneve ndërkombëtare me skuadrat që ka drejtuar, tekniku Van Basten nuk i druhet aspak kundërshtarit të tij. Për legjendën e futbollit holandez, Hidink duhet të kënaqet me suksesin e arritur deri tani, pasi rusët nuk dilnin në këtë fazë qysh prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik. “Më bëhet shumë qejfi që Gus arriti ta çojë në këtë nivel futbollin rus, - deklaroi Van Basten. - Pas një fillimi të vështirë në këtë turne, Rusia nisi të zhvillojë një futboll të bukur. Janë skuadër që mendojnë vetëm për kundërsulme dhe me lojtarë vërtetë teknikë. Por mendoj se futbollistët e mi do të dinë të tregojnë vlerat e tyre ndaj lojës së kujdesshme ruse”, theksoi Van Basten, i cili, sipas kritikës së futbollit, ka ndërtuar një ekip të ngjashëm me atë të viteve `80-të, kur treshja e famshme (Rajkard, Gulit, Van Basten) i dhanë titullin kampion kombëtares së tyre. Në prag të ndeshjes me Rusinë, futbollistët e “tulipanëve” duken me moral mjaft të lartë, pasi fitoret në “grupin e ferrit” i bënë ata të mos pranojnë rezultat tjetër veç fitores. Nga ana tjetër, kreu i pankinës ruse, Gus Hidink, shprehet: “Tek 22 futbollistët e mi nuk mund të gjej dy të njëjtë, që mund të zëvendësojnë lehtësisht njëritjetrin, ndërsa tek Holanda, të 23 futbollistët janë të së njëjtës lartësi. Këtë e tregoi edhe loja e lojtarëve të stolit, që sfiduan Rumaninë.”


 Dirk Kajt: Hidink nuk përbën problem

Sulmuesi i Holandës, Dirk Kajt, i ka prerë shpresat tifozëve rusë për një fitim të mundshëm të skuadrës së tyre ndaj “tulipanëve” ditën e sotme. Sipas tij, skuadra ruse nuk mund të bëjë më përpara në këtë Evropian, edhe pse në krye të saj është një trajner i madh holandez, i cili në vitin 1998 drejtonte portokallinjtë në botërorin e Francës. “Hidink e njeh mjaft mirë skuadrën tonë, por nuk mendoj se kjo do të përbëjë ndonjë problem të madh për ne, - tha sulmuesi i Liverpulit. - Ai është një nga trajnerët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Holanda. Por ne jemi shumë të bindur se do të vazhdojmë rrugën e fitoreve”, theksoi autori i golit të parë të Holandës ndaj Italisë.


Boularuz kthehet në skuadër


Kalid Boularuz, mbrojtësi i djathtë i skuadrës së Marko van Bastenit, pritet të aktivizohet ditën e sotme, ndonëse të mërkurën humbi vajzën e tij të sapo lindur. Vdekja e vajzës së Boularuzit e ka sfumuar gëzimin e “tulipanëve”, të cilët i fituan të tria ndeshjet në “grupin e ferrit”. Ditën e djeshme, mbrojtësi i kërkoi trajnerit të tij ta përfshijë në skuadrën që do të luajë sot ndaj Rusisë. Ish-futbollisti i Çelsit dhe Hamburgut ishte një nga njëmbëdhjetëshi më i mirë i ndeshjeve në fazën në grupe, duke i dhënë siguri portierit Van der Sar, i cili pësoi vetëm një gol në tre takimet e para, ndërkohë që ekipi portokalli realizoi 9 gola ndaj tre kundërshtarëve.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA