“Tradhtari” Hidink i trembet Holandės

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

“Tradhtari” Hidink i trembet Holandės
“Tradhtari” Hidink i trembet Holandės

“Nuk e di tekstin e himnit rus, por më pëlqen shumë vija melodike e tij. Përderisa do të quhem tradhtar, dua ta luaj sa më mirë këtë rol”, tha Hidink, i cili nuk harroi të vlerësojë kundërshtarët e tij për teknikën dhe fizikun që i karakterizon. Sipas tij, “tulipanët” janë skuadra më e mirë në botë për momentin dhe do të jetë një ndeshje e fortë dhe spektakolare ajo që do të luhet në Bazel, në orën 20:45. “Jam tmerrësisht i frikësuar, ndaj do të sulmojmë sa më shumë të jetë e mundur, - u shpreh ai. - Të dyja skuadrat kanë stil të njëjtë loje, i pëlqen të sulmojnë si dhe të dominojnë lojën”. Ai rrëfen më tej se stili i lojës së skuadrës së tij nuk do të jetë i ndryshëm nga dy ndeshjet e fundit, dhe do të prodhojë emocione të forta për dashamirësit e futbollit. Rusia tregoi një sulm të mirë në përballjen e fundit me Suedinë, por për teknikun ky stil loje tani ka nisur të praktikohet nga Kombëtarja ruse, ndërkohë që Holanda ka kohë që luan kështu. “Holandezët bëjnë lojën sulmuese prej shumë vitesh, ndërsa Rusia ka filluar ta praktikojë vetëm në dy muajt e fundit këtë formë, ndaj ka raste që e tregojmë qartë se nuk jemi mësuar tamam me lojën sulmuese”, nënvizoi ish-trajneri i Australisë dhe Koresë së Jugut. Për të, “tulipanët” janë më të freskët në prag të kësaj ndeshjeje, pasi ndaj Rumanisë, Holanda luajti me rezervat, ndërsa Rusia hodhi më të mirët në fushë për të marrë fitoren ndaj Suedisë.


Arshavin, “asi” nën mëngë


Trajneri holandez, Gus Hidink, betohet se do ta tradhtojë kombin e tij për të marrë fitore ndaj “tulipanëve” ditën e sotme. “Po, mendoj se do të jem një tradhtar i madh nesër për shtetin tim”, deklaroi ai ditën e djeshme. Hidink, që e drejtoi për katër vjet Holandën nga 1994 deri më 1998, kur ekipi i tij u mund nga Franca në gjysmëfinale të Kupës së Botës, thotë se do të jetë tradhtar sepse në sfidën e sotme do të këndojë himnin e përfaqësueses ruse.


Semak zbulon ‘recetën’ fituese


Pas festës së kualifikimit në çerekfinalen e Euro 2008, kapiteni rus Sergei Semak përqendrohet në ndeshjen ndaj Holandës. “E kemi merituar kualifikimin, por tani më shumë se kurrë duhet të luajmë në maksimumin e mundësive. Duhet të rikuperojmë energjitë dhe të përgatitemi si më mirë, edhe pse kemi pak ditë kohë. Çelësi i suksesit? Kondicioni ynë fizik, pastaj i qëndruam besnik sistemit të lojës që aplikuam ndaj Spanjës. Në atë takim ishim të pafat dhe bëmë shumë gabime. Më pas, vazhduam të shfrytëzonim pikat tona më të forta, më saktë rimtin dhe kalimet e shpejta”.


Pikat e forta


Mesfusha krijuese e Holandës me Van der Vart, Shnajder dhe Kajt apo Van Persi përdor gjerësinë e fushës për të hapur rivalët dhe është shumë e rrezikshme me shpejtësinë që ka në kundërsulm. Sulmuesi Rud van Nistelroi jo vetëm që shënon, por kthehet mbrapa në mesfushë dhe ndihmon për të krijuar golat gjithashtu. Mbrojtja, që është kritikuar para nisjes së turneut, është shfaqur mjaft solide. Trajneri holandez i Rusisë, Gus Hidink, ka rrënjosur vetëbesim shumë të madh te skuadra e tij, gjë që i mungonte më parë. Kthimi i Arshavinit rrit potencialin e sulmit.


Pikat e dobëta


Holandezët kanë treguar vetëm pak dobësi, por u duhet që të rrisin moralin si skuadër pas vdekjes tragjike të vajzës së sapolindur të mbrojtësit Khalid Boularuz në mesjavë. Ai është paraqitur mjaft mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe nëse vendos të mos luajë, mungesa e tij do të ndihet shumë. Nga ana tjetër, Rusia shfaqi probleme në repartin mbrojtës në ndeshjen hapëse, ku David Vila i Spanjës arriti t’i shënojë plot tre gola. Ata treguan ndaj Suedisë se sa të mirë mund të jenë, por nëse mendojnë apo jo se mund t’i thyejnë holandezët, kjo është një çështje tjetër.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA