Terim Do luftojme si luanet
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Ndeshja e sotme kundër Kroacisë është mjaft vendimtare për 59-vjeçarin Fatih Terim, i cili në rast të një suksesi në çerekfinale ndaj Kroacisë, do të pritet si një hero në Turqi, në të kundërt rrezikon postin e trajnerit. Për ndeshjen e sotme, turqit do kenë disa mungesa si pasojë e pezullimeve dhe dëmtimeve. Por për teknikun e Turqisë nuk ka problem. “Ne kemi një favor shumë të madh në krahasim me shtetet e tjera, pasi përbëjmë një skuadër, që nuk dorëzohet kurrë dhe japim gjithçka në fushë”, theksoi më tej trajneri 59-vjeçar, Fatih Terim.
Altintop: Kemi besim te forcat tona
Ka qenë lojtari vendimtar i Kombëtares turke në ndeshjen kundër Çekisë të fituar me rezultatin 3-2. Mesfushori i skuadrës së Bajernit të Mynihut, Hamit Altintop, pas 60 minutave të para është kaluar nga trajneri i skuadrës Fatih Terim nga mbrojtësi i djathtë në mesfushor i djathtë, duke qenë aktiv në të tre golat e shënuar të turqve në portën e Peter Çeh. Kjo fitore ndaj Çekisë ka shtuar së tepërmi euforinë te përfaqësuesja turke. “Pas një suksesi të tillë, euforia në skuadër është tepër e madhe dhe na jep më shumë fuqi për ndeshjen e sotme kundër Kombëtares kroate në çerekfinale”, është shprehur mesfushori i skuadrës së Bajernit të Mynihut, Hamit Altintop, i cili tashmë ka më shumë besim te forca e skuadrës. “Tek ne është kthyer sërish besimi në forcën e skuadrës. Kundër Kroacisë do jetë një ndeshje mjaft e fortë”.