Uefa Planifikohet Evropiani me me shume ekipe

Uefa: Planifikohet Evropiani me më shumë ekipe
skuadra mund të zbatohet në Evropianin e 2016-ës. Një proces konsultimesh do të fillojë pas përfundimit të Euro 2008 dhe kjo çështje do të jetë temë bisedimesh me presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 53 shteteve anëtare këtij institucioni. “Pas muajve të verës, kur të ketë përfunduar faza konsultuese, do të vendosim se çfarë do të ndodhë në lidhje me shtimin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne”, tha Tejlor në konferencën për shtyp. Formati i tanishëm me 16-skuadra është futur për herë të parë në 1996, në Evropianin e Anglisë. Në vitin e parë të krijimit të këtij kompeticioni që i përket vitit 1960, në Francë luajtën vetëm katër ekipe në fazën finale dhe ky format zgjati deri më 1976. Numri i skuadrave u dyfishua në vitin 1980. Formati që diskutohet me 24-skuadra të ndara në gjashtë grupe, do të jetë i njëjtë me Botërorin e USA 94’ në të cilin dy skuadrat me më shumë pikë në përfundim të ndeshjeve në grup kalojnë në ndeshjet e eliminimit direkt, ndërsa me to do të bashkohen edhe katër ekipet e treta në renditje që bëjnë paraqitjen më të mirë. Ndërsa formati me 20-skuadra do të përbëhet nga katër grupe me pesë skuadra dhe dy ekipet që do të renditen në vend të parë në fund të takimeve në grup, do të kalojnë në çerekfinale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama