Kanavaro Kemi ardhur ketu per titullin

Kanavaro: Kemi ardhur këtu për titullin
Fernando Torres e David Vila janë padyshim dy ndër lojtarët më të spikatur deri tani në Evropian, por gjithsesi, për Fabio Kanavaron, dy sulmuesit nuk shihen si pjesa më e fortë apo më e rrezikshme e Kombëtares spanjolle. Sipas mbrojtësit madrilen, ashtu si në përfaqësuesen italiane, edhe në atë iberike, pika më e fortë është portieri, në rastin e spanjollëve, Iker Kasijas. “Iker është gjithmonë vendimtar, – shpjegon kapiteni i dëmtuar i Kombëtares italiane. – Pavarësisht se në këtë moment Vila dhe Torres janë ata që spikatin në këtë formacion, vitet e fundit, si për Përgatiti: JETON STAMOLLA Realin e Madridit, ashtu edhe për Kombëtaren, Kasijas ka qenë gjithmonë vendimtar. Me aq sa kam ndjekur në këto ndeshje të tyre, Aragonez ka arritur të ndërtojë një grup të fortë lojtarësh, vlerat e të cilëve janë shfaqur qartë në tri ndeshjet e para. Pavarësisht kësaj, unë mendoj se ne nuk mbetemi prapa askujt për nga cilësia e lojtarëve. Jemi kampionët e botës në fuqi dhe në Austri e Zvicër kemi ardhur me synimin për të fituar titullin kampion. Mbrojtja “axurre”? Për të qenë i sinqertë, Kielini po më zëvendëson në mënyrën më të mirë. Jam shumë i kënaqur nga paraqitjet e tij në dy sfidat e fundit. Rezultati? Do të isha i kënaqur edhe me një 1-0", përfundon mbrojtësi italian dhe i Realit të Madridit, Fabio Kanavaro.


Kamoranezi: Deri tani jam paraqitur dobët


Mauro German Kamoranezi, mesfushori i Kombëtares italiane dhe Juventusit nuk shprehet aspak i kënaqur nga paraqitjet e tij deri në këtë fazë të Evropianit. Gjithsesi, lojtari duket mjaft i motivuar për të qenë vendimtar për skuadrën e tij në sfidën kundër Spanjës: “Kam qenë gjithmonë kritik ndaj paraqitjeve të mia dhe e pranoj se deri në këtë moment nuk kam dhënë pothuajse asgjë për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës në arritjen e çerekfinaleve. Pikërisht për këtë arsye, dua që në sfidën e ardhshme ndaj Spanjës, të zbres në fushë për të kryer atë çfarë di të bëj më mirë. Jam shumë i lumtur që arritëm të vazhdonim më tej aventurën tonë në këtë Evropian, duke parë që fillimisht gjërat për ne nuk ishin shumë në rregull. Pavarësisht kësaj, pas momenteve të vështira, ky grup lojtarësh ka dhënë gjithmonë reagimin e tij, dhe një gjë të tillë do ta tregojmë në ndeshjen ndaj përfaqësueses spanjolle”, shprehet Mauro Kamoranezi.


Ambrozini: Mesfusha jonë, më e forta në botë


Në çerekfinale kundër Spanjës, teknikut Roberto Donadonit do i duhet të bëjë pa Xhenaro Gatuzon dhe Adrea Pirlon, dy nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së të kaltërve. Gjithsesi, për Masimo Ambrozinin, këto dy mungesa nuk do të përbëjnë asnjë problem për formacionin: “Ndonëse Pirlo e Gatuzo janë dy prej mesfushorëve më të mirë në botë, nuk duhet harruar që përveç tyre, Donadoni mund të mbështetet tek lojtarë të tjerë të të njëjtin klas, siç janë Perrota, De Rosi apo edhe Akuilani. Trajneri ka treguar që di të bëjë zgjedhjet e duhura në momentet e duhura, kështu që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në sfidën kundër Spanjës. Pas përfundimit të vështirësive të para, tashmë jemi më të motivuar se kurrë dhe të bindur mbi vazhdimin e kësaj aventure”, shprehet në intervistën e tij, mesfushori “axurr”, Masimo Ambrozini.


Stervitja: Dëmtohet Barzalji, jashtë Euros. Del Piero në superformë


stërvitje pas 24 orësh pushimi të dhuruara nga Donadoni për lojtarët e tij, si rrjedhojë e kualifikimit për në çerekfinalet e turneut. Stërvitja e djeshme ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, gjatë së cilës, trajneri italian ka humbur një tjetër mbrojtës, Andrea Barzaljin. Për lojtarin e ardhshëm të Volfsburgut, është vërtetuar një dëmtim i meniskut, pas së cilit, ai duhet t’i japë lamtumirën Evropianit. Pavarësisht lajmeve të këqija, lajmet e mira vijnë nga sulmuesit e kaltër. Gjatë ndeshjes stërvitore, shkëlqen Aleks Del Piero, 3 gola dhe 3 asist për 3 gola të Di Natales.


Paolo Rossi: Luka Toni do të jetë vendimtar në sfidën ndaj Spanjës


Përpara fillimit të këtij Evropiani, pika më e fortë e formacionit të Roberto Donadonit shihej reparti i sulmit, me Luka Toni, golashënuesin më të mirë të Bundesligës dhe Alesandro Del Pieron, më i miri i Serisë A. Gjithsesi, deri në këtë moment, këta dy lojtarë nuk kanë shënuar asnjë gol. Heroi i Botërorit të vitit 1982 për përfaqësuesen italiane, sulmuesi, Paolo Rossi, thekson se këtyre dy lojtarëve do t’i mjaftojë një gol për t’u rikthyer më i fuqi: “Besoj se Toni e Del Piero janë të bërë për njëri-tjetrin. Në sfidën ndaj Spanjës, ata do të jenë vendimtarë, kur Aleks do të shërbejë dhe Toni do të vulosë golat e fitores”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama