Hidink: Rusia ka tė ardhme tė madhe

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Hidink: Rusia ka tė ardhme tė madhe
Hidink: Rusia ka tė ardhme tė madhe

Jam i bindur që shumë prej tyre do të arrijnë të luajnë me skuadra të mëdha dhe të lënë gjurmë në futboll. Kanë talentin dhe vullnetin e duhur për të qenë të tillë. Ndeshja me Holandën do të jetë shumë e vështirë, por ne do të futemi në fushën e lojës me bindjen se mund të arrijmë maksimumin. Jemi mjaft të përgatitur fizikisht dhe ky është një faktor thelbësor në ndeshje të tilla”, tha trajneri i Kombëtares së Rusisë, Gus Hidink, i cili arriti të kualifikojë skuadrën në çerekfinalet e kompeticionit


Zhirkov: Vetëm ne mund ta përballojmë Holandën


Mbrojtësi i Kombëtares së Rusisë, Juri Zhirkov, ka besim që skuadra e tij ka potencialin e duhur për të arritur një rezultat surprizues dhe të merituar në përballjen kundër Rusisë. “Ne do të kemi përballë skuadrën më të fortë të kompeticionit, e cila ka arritur të fitojë ndaj ekipeve si Italia dhe Franca. Gjithsesi, ne jemi e vetmja skuadër që mund të rivalizojë ndjeshëm me ta. Jemi mjaft të fortë fizikisht dhe luajmë një futboll të shpejtë. Do jetë një ndeshje e bukur për të gjithë dhe mendoj se ne do arrijmë të kualifikohemi për në gjysmëfinale. Kam shumë besim te forca e skuadrës sime, e cila arriti të kualifikohet me meritë për në çerekfinale”, tha futbollisti Juri Zhirkov.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA