Van Pers: Na mundni, nėse mundeni

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Van Pers: Na mundni, nėse mundeni
Van Pers: Na mundni, nėse mundeni

“Nëse arrin të fitosh ndaj një skuadre të fortë si Rumania me ekipin e dytë, kjo do të thotë shumë. Në të vërtetë unë nuk shikoj që ne të kemi një skuadër cilësore dhe zëvendësues, jo të denjë. Kushdo që mund të luajë prej nesh, është i aftë të bëjë diferencën në fushën e lojës. Me këtë ekip kam ndjesinë se jemi me të vërtetë të pakalueshëm, gjithsesi duhet t’i bëjmë gjërat me radhë. Kjo është arsyeja që unë jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, pasi ndiej se do të arrijmë diçka të madhe”, tha Van Persi. Fitorja 2-0 ditën e martë, ishte si një “hakmarrje” e vogël ndaj Rumanisë, duke qenë se gjatë fazës në grupe, nuk fituan asnjë prej dy përballjeve. Ylli i Arsenalit, Van Persi i mungoi për një periudhë kohe kombëtares së tij, për shkak të një dëmtimi, gjithsesi tashmë është rikthyer më i motivuar dhe më i uritur. “Ne u kemi dërguar një mesazh të gjithë kundërshtarëve me paraqitjen e zhvilluar deri tani, gjithsesi kjo është vetëm një pjesë e ëndrrës dhe jo fundi. Mendoj se jemi të aftë të fitojmë këtë kompeticion. Kemi shumë mundësi dhe kemi ekipin e duhur. Mjafton të fitojmë edhe tri ndeshje dhe ngremë trofeun”, shtoi ai. Pasi e nisi karrierën e tij te Fejenordi si sulmues në krahun e majtë, tashmë Van Persi është përdorur në pozicione të ndryshme, si tek Arsenali, ashtu edhe te Holanda. Gjithsesi, kjo nuk e shqetëson aspak. “Unë jam i aftë të jap maksimumin në tri role: Në krah, sulmuesi i vetëm dhe si ndihmës i sulmuesve. Gjithsesi, për mua nuk ka rëndësi se ku luaj. Nuk i di aspak planet e trajnerit Van Basten, gjithsesi jam i gatshëm të jap më të mirën time në çdo rol që do kem në fushën e lojës. Dua të jem titullar në ndeshjet e mbetura, por kjo nuk është në dorën time. Dua të jap sa më shumë kontribut në sukseset e skuadrës, pasi jam në një formë shumë të mirë”, tha ai. Van Persi doli futbollisti më i mirë i ndeshjes në përballjen kundër Rumanisë, gjithsesi mendon se duhet të jepte më shumë. “U mundova të jem sa më i rëndësishëm në lojë, gjithsesi nuk arrita të jem 100% i saktë në pasimet e mia. Duhet të jem më i saktë dhe do punoj në këtë aspekt. Për mua nuk është e rëndësishme që të shënoj. Nëse më vjen rasti, normalisht që do mundohem ta shfrytëzoj, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të fitojë skuadra”, përfundoi Van Persi, i cili beson verbërisht te potenciali i Kombëtares së Holandës dhe mendon se do arrijnë të fitojnë titullin Evropian këtë edicion, i cili do ishte i pari që nga triumfi i vitit 1988. Ai ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës gjatë këtij edicioni.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA