Bulahruz humbet vajzen e sapolindur

Bulahruz humbet vajzën e sapolindur
Bashkëshortja e mbrojtësit, Sabia, ka lindur para kohe vajzën e tyre, e cila nuk ka arritur të mbijetojë. Një lajm shumë i hidhur për lojtarin, i cili ka tronditur edhe kampin e Holandës, të cilët kanë konfirmuar gjithçka me anë të një komunikate për shtyp. “Bulahruz ka humbur vajzën e tij të sapolindur dhe ne bashkohemi me të në këtë tragjedi. Lojtarët dhe stafi janë shumë të trishtuar nga një gjë e tillë”, është thënë në komunikatën për shtyp, ndërkohë që aktualisht, mbrojtësi gjendet në spital, duke i qëndruar pranë bashkëshortes së tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama