Simao Ndeshja me e rendesishme
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Respektojmë kundërshtarët tanë dhe punë e tyre, por ky është takimi më i rëndësishëm i karrierës tonë, si rrjedhojë do japim maksimumin që të dalim triumfues dhe të shkojmë në gjysmëfinale”. Për ata e rëndësishme është se kundër Gjermanisë, Portugalia do mund t’i tregojë të gjithë botës se është një skuadër në nivel botëror: “Nëse nuk fitojmë kundër Gjermanisë, mund ta themi me bindje që jemi të falimentuar, – ka thënë mesfushori Simao. – Kohët e fundit u kemi dhënë sodisfaksione të mëdha tifozëve tanë dhe kemi shumë dëshirë të vazhdojmë kështu, duke sjellë sa më shumë hare për popullin tonë”, ka përfunduar mesfushori Simao Sabrosa.
Nuno Gomes: Do të jetë dita ime
Sulmuesi i Portugalisë, Nuno Gomes, kur na ndajnë pak orë nga ndeshja çerekfinale ndërmjet Gjermanisë dhe Portugalisë, duket se ka filluar të ndjejë që tani emocionet e para të kësaj sfide: “Kam vënë re se gjermanët kanë filluar që tani të na provokojnë, megjithatë ne nuk ulemi në nivelin e tyre. E dimë që për këtë ndeshje të gjitha strategjitë janë të pranueshme për të arritur fitoren, – ka thënë sulmuesi Nuno Gomes. - Ne do përqendrohemi vetëm te ndeshja dhe te strategjitë tona për të dalë fitimtarë, e jo te deklaratat boshe që thotë Lehman me shokë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e rrugës tonë drejt fitimit të këtij Evropiani dhe si moto ne kemi respektin ndaj çdo kundërshtari, përfshi këtu edhe Gjermaninë”. Portugalia dhe Gjermania janë përballur me njëra-tjetrën në Euro 2000 dhe në Botërorin e 2006-ës. Lidhur me këto përballje, sulmuesi portugez shton: “I njohim mirë, ata janë të fortë. Kam lexuar se thonë që jemi ne favoritët, por për mendimin tim, favoritet janë ata, sepse kanë që prej vitit 2002 që luajnë me njëri-tjetrin”. Në përfundim, sulmuesi portugez gjen kohën për t’i dhënë paralajmërimin e fundit Lehmanit: “E ndjej që do jetë dita ime, dhe për këtë jam i sigurt”, ka përfunduar ai.