Gjermania pa trajnerin Joakim Lev
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
“Joakim Lëvi mund ta ndjekë ndeshjen vetëm nga tribuna. Përpara dhe gjatë saj, atij nuk i lejohet të jetë i pranishëm në dhomat e zhveshjes, në tunelin e daljes së lojtarëve, si dhe në zonën e trajnerëve pranë stolit të rezervave”, ka qenë ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës. Si bazë për dënimin e Joakim Lëvit, UEFA ka marrë deklaratën e gjyqtarit të katërt të takimit.
Fridrih: Nuk kam frikë nga Kristiano Ronaldo
Mbrojtësi 29-vjeçar i Hertës së Berlinit, Arne Fridrih, do të jetë lojtari që do të ketë punën më të vështirë në ndeshjen e përfaqësueses gjermane me Portugalinë. Fridrih do ketë përballë yllin portugez Kristiano Ronaldo. “Nuk kam aspak frikë për përballjen time me Ronaldon. Kam luajtur edhe kundër lojtarëve të tjerë po aq të mirë sa ai, si Hanri apo Tevez, dhe kam bërë një figurë mjaft të mirë”, është shprehur mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Gjermanisë, Fridrih, cili ndihet shumë i sigurt për përballjen e tij me yllin e Portugalisë. “Unë jam në një formë mjaft të mirë dhe jam përgatitur shumë për këtë ndeshje. Ndalimi i tij do jetë çelësi i fitores”, theksoi Fridrih.