Donadoni: Kjo Itali mund tė thyej kėdo

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Donadoni: Kjo Itali mund tė thyej kėdo
Donadoni: Kjo Itali mund tė thyej kėdo

Për teknikun Roberto Donadoni, ky është vetëm hapi i parë për këtë skuadër. Tashmë që pjesa më e vështirë ka kaluar, tekniku italian beson se kjo skuadër mund të vazhdojë edhe më gjatë në këtë kompeticion. Ndonëse në ndeshjen kundër Francës, gjithë presioni i botës ishte i përqendruar te drejtuesi i pankinës “axurre”, tashmë Donadoni shprehet më i sigurt mbi vazhdimësinë e këtij turneu.

Kompetiviteti i grupit:


“Nuk e fsheh faktin se, nëse gjërat nuk do të shkonin mirë për ne, do të kisha qenë i përndjekur për shumë kohë nga akuzat e shumta kundrejt meje, - pranon Donadoni. – Edhe pse nuk do ta besoni, unë kam qenë gjithmonë optimist në arritjen e një objektivi të tillë. Pavarësisht fillimit të vështirë, shpirti i kësaj skuadre është shumë i madh, fakt i cili u vërtetua në ndeshjen kundër Francës. Kundërpërgjigjen më të fortë, ky grup e jep në momentin e vështirë. Për këtë arsye jam shumë i sigurt kur shprehem se, kjo skuadër mund të mundë çfarëdo kundërshtari”, shprehet Donadoni.


Dyshimet e para:

Tekniku i “axurrëve”, nuk harron të pranojë se pas sfidës me Holandën, gjërat ishin vënë vërtet keq për ta, por gjithsesi, reagimi i skuadrës erdhi në momentin e duhur: “Sigurisht që gjatë kësaj faze kanë ndodhur mjaft gjëra që fillimisht nuk i kishim parashikuar, vuajtje dhe gabime, ashtu siç ndodhi edhe në sfidën ndaj Francës. Gjithsesi, për çështjet e ndeshjes së fundit do të flas këto ditë me lojtarët, - thekson Donadoni duke shtuar. – Ndërmjet nesh ekziston një marrëdhënie e veçantë. Gjatë gjithë kësaj kohe jam ndjerë shumë i vlerësuar nga lojtarët e mi dhe të njëjtën gjë ndjej unë kundrejt tyre. Jemi një grup fantastik dhe meritojmë të vazhdojmë sa më gjatë në këtë kompeticion. Të gjithë jemi të bashkuar për të arritur maksimumin nga një kompeticion i tillë, pasi pikërisht për këtë objektiv kemi mbërritur deri këtu”.


Sfida me Spanjën:

Aventura në këtë kompeticion për italianët do të vazhdojë me sfidën kundër Spanjës. Një kundërshtar i tillë e frikëson jo pak Donadonin, ndonëse ai është totalisht i bindur në forcën e lojtarëve të tij. “Spanja është një skuadër mjaft e fortë, në përbërjen e së cilës spikasin kualitetet e shumta, prandaj një sfidë e tillë do të vlerësohet maksimalisht nga ne. Mungesat e Gatuzos dhe Pirlos? Mungesat e tyre janë të rëndësishme, por gjithsesi kemi të tjerë lojtarë të rëndësishëm, me të cilët mund t’i zëvendësojmë ata”, përfundoi në konferencën e tij për shtyp, tekniku i përfaqësueses italiane, Roberto Donadoni.


PanoramaSport

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA