Del Piero Tashme fillon Evropiani yne
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
“Shpresoj që fitorja ndaj Francës të jetë vetëm fillimi për ne - shprehet numri 7 i Kombëtare italiane. - Një sukses i tillë na lejoi që të vazhdojmë më tej në këtë kompeticion dhe të luajmë deri në fund shanset tona. Jemi të bindur mbi forcën tonë dhe një gjë të tillë do ta vërtetojmë në ndeshjen e radhës.
Spanja? Ata kanë triumfuar 4-1 me Rusinë dhe 2- 1 me Suedinë, rezultate që nuk kanë nevojë për shumë koment, të cilat vërtetojnë forcën e tyre. Kundrejt nesh, ata shihen si favoritë për të fituar pse jo, edhe këtë Evropian, ndërsa ne do të luajmë deri në fund këtë shans që na u dha.
Gjithsesi, në ndeshje të tilla mund të ndodhë çdo gjë, kështu që nuk ka të favorizuar. Niveli ynë ka filluar të rritet ndjeshëm që nga sfida me Rumaninë dhe shpresojmë që ndaj Spanjës, të jemi akoma më agresivë”, përfundoi sulmuesi italian, Alessandro Del Piero.