Piturka Holanda me e forte se ne

Piturka: Holanda, më e fortë se ne
Gjithsesi, ndryshe nga Italia dhe Franca, Holanda ishte shumë e shpejtë në lojë dhe me futbollistë me shumë teknikë. E patëm mjaft të vështirë që të arrinim fitoren”, tha Piturka. Ndërkohë, ai deklaron gjithashtu se, ishte skuadra e tij, ajo që duhet të ishte kualifikuar. “Nëse do të kishim shënuar penalltinë në përballjen me Italinë, në ndeshjen ndaj Holandës do luanim edhe ne me rezerva, pasi do kishim siguruar kualifikimin. Zhvilluam ndeshje mjaft të mirë si me Francën, ashtu edhe me Italinë dhe mendoj se meritonim të kualifikoheshim ne. Gjithsesi, paraqitja e Rumanisë ishte mjaft pozitive, duke parë edhe kundërshtarët që kishim në grup”, tha Piturka, duke pranuar kapitullimin. Pavarësisht se shpresuan deri në ndeshjen e fundit për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale, rumunët nuk arritën të kalojnë me sukses përballjen me Holandën, duke lejuar kështu që përveç “Tulipanëve”, të kualifikohet Italia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama