“Tulipanet” fituan lehtesisht 2-0 ndaj Rumanise
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Gjithsesi, këtë herë nuk rezultoi shumë e suksesshme, pasi nuk mundi të evitojë humbjen. Holandezët krijuan menjëherë raste të mira për shënim, por pa qenë të saktë në finalizim. Pjesa e parë e lojës u mbyll me një dominim të “Tulipanëve” por në barazim, duke mbajtur ende të gjalla shpresat e rumunëve. Por, pjesa e dytë tregoi një Holandë më konkrete në aksione. Sulmuesi Klas Jan Huntelar arriti të gjuajë mjaft saktë brenda zone një top të ardhur nga ana e majtë e mbrojtjes kundërshtare, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij dhe duke treguar se e meriton plotësisht kandidaturën si zëvendësuesi ideal i Rud Van Nistelroit në kombëtare. Një gol, i cili ndikoi shumë edhe në lojën e ekipit të Viktor Piturkës, të cilët nuk luajtëm me të njëjtin ritëm, duke u dukur se e humbën besimin për të arritur një rezultat pozitiv. Ndërkohë, për holandezët spektakli nuk përfundoi me kaq. Pas aksioneve spektakolare dhe rasteve të shpërdoruara, ishte Robin Van Persi, ai që i dha fund në mënyrë të shkëlqyer një përballjeje, ku emocionet u dhuruan vetëm nga “Tulipanët”. Futbollisti që aktivizohet në Angli me Arsenalin, arriti të depërtojë brenda zonës kundërshtare dhe finalizoi në mënyrë mbresëlënëse. Një ndeshje, ku ekipi i Marko Van Basten arriti të argëtohet, të bindë, të trembë kundërshtarët dhe të tregojë se është në Evropian për të dhënë më të mirën dhe për të mos pranuar asnjë hipotezë për trukim ndeshjes.