Donadoni: Djemtė dhanė pėrgjigjen e duhur

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Donadoni: Djemtė dhanė pėrgjigjen e duhur
Donadoni: Djemtė dhanė pėrgjigjen e duhur

“Mbase e interpretuam më korrektësisht këtë ndeshje gjatë momenteve që ishim në barazi numerike, pasi me përjashtimin e Abidalit, skuadra nuk po i përmbahej skemave të caktuara. Gjithsesi, i rëndësishëm është suksesi ndaj Francës dhe sidomos kualifikimi për në çerekfinalet e këtij turneu. Falënderoj lojtarët e mi për përgjigjen që dhanë në momentin e duhur, duke mos harruar këtu as ata që nuk arritën të zbrisnin në fushën e lojës”, shprehet drejtuesi i stolit italian, pas suksesit të mbrëmshëm.

Përsa i përket sportivitetit të treguar nga Holanda, Doandoni thekson: “Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim ndershmërinë e Marko Van Bastenit dhe skuadrës së tij. Pavarësisht kësaj, rezultati në atë sfidë mund të ishte i çfarëdoshëm, por fatmirësisht, suksesi i tyre na favorizoi ne. Tashmë, kemi disa ditë kohë për të përgatitur çerekfinalen me Spanjën, por është mëse e ligjshme që t’i gëzohemi këtij suksesi”, përfundoi tekniku i përfaqësueses italiane, Roberto Donadoni.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA