Kivu Nuk presim asnje favorizim nga Holanda

Kivu :Nuk presim asnjë favorizim nga Holanda
I kemi parë dy ndeshjet e para të kundërshtarit dhe jemi të bindur për cilësinë dhe formën e tij. Gjithsesi, unë kam besim se do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv dhe të sigurojmë kualifikimin për në çerekfinalet e Evropianit. Është një biletë, të cilën e meritojmë më shumë se Italia dhe Franca dhe që do e fitojmë ndaj Holandës”, tha Kristian Kivu. Ndërkohë, përsa i përket faktit që “Tulipanët” nuk do luajnë me formacionin e tyre më të mirë, ai tha: - “Kjo nuk do të thotë që do jenë më të dobët se në dy ndeshje te para. Përkundrazi. Lojtarët që do futen në fushë do të mundohen të bindin me lojën e tyre, për të fituar edhe besimin e trajnerit”, përfundoi Kivu.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama