Balak: Tė tregojmė pasionin qė kemi pėr futbollin

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Balak: Tė tregojmė pasionin qė kemi pėr futbollin
Balak: Tė tregojmė pasionin qė kemi pėr futbollin

“Do luajmë një ndeshje mjaft të fortë, pasi përballë kemi një kundërshtar që s’ka asgjë për të humbur dhe do të japë më të mirën e tij. Skuadrat që hyjnë në fushë në të tilla kushte dhe pa asnjë lloj presioni janë me të vërtetë të rrezikshme. Nuk duhet të bëjmë as edhe një gabim, pasi këtë herë një rezultat negativ do të thotë të jemi jashtë kompeticionit. Kështu që nuk mund t’ia lejojmë vetes kurrsesi diçka të tillë. Kemi ardhur këtu për të fituar dhe duhet të luftojmë maksimalisht për ta arritur”, – u shpreh Balak. Megjithatë, mesfushori gjerman mendon se në kombëtare ka ende vend për përmirësime. “Kemi shumë lojtarë të rinj tepër të talentuar, por që edhe mund të bëjnë gabime gjatë lojës. Mirëpo, gabime të këtilla janë fatale në një kompeticion si Evropiani. Pra, kemi akoma punë për të bërë. Gjithsesi  unë them se jemi aq të aftë sa për të arritur objektivin tonë në Evropian, që normalisht është titulli kampion”, – theksoi mesfushori Balak. Ndërkohë që Lukas Podolski, Filip Lahm dhe Ueiko Vesterman u rikthyen në skuadër, pas dëmtimesh të vogla, Marsel Jansen është ende në dyshim për takimin me austriakët. “Nuk duhet të përqendrohemi te lojtarët që do jenë apo nuk do jenë në fushën e lojës. Detyra ime është drejtimi i skuadrës dhe unë jam i gatshëm ta bëj këtë, duke dhënë më të mirën time”, – përfundoi Mikael Balak. Në fakt, Gjermania e nisi shumë mirë këtë kompeticion, duke fituar me meritë në ndeshjen e parë përballë Polonisë, ndërkohë që në të dytën u mund nga Kroacia, e cila arriti të sigurojë edhe vendin e parë në këtë grup. Tashmë, Gjermania duhet të ndeshet me Austrinë, në një takim ku do vendoset se cili ekip do kualifikohet i dyti në grup.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA