Nė fillim Torres, pastaj Ibra dhe nė fund Vija

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Nė fillim Torres, pastaj Ibra dhe nė fund Vija
Nė fillim Torres, pastaj Ibra dhe nė fund Vija

 Por kësaj radhe, goli i “El Guaje” ka një shije të veçantë pasi u shënua në minutën e 92-të, duke i çuar “Furitë e kuqe” në çerekfinale. Goli i Vijës kësaj radhe i dha një zgjidhje një ndeshje, që dukej se do të mbyllej në barazim, një rezultat që në fakt u shkonte mbarë dy skuadrave.

Pjesa e parë pati një fillim të njëjtë me atë që Spanja në fitoren kundër Rusisë (4-1). “Toreadorët” spanjollë në sulm, dhe Suedia me një lojë të shpejtë në kundrasulm, duke shfrytëzuar një as si Ibrahimoviç. Iniesta hodhi një top në zonë dhe në të 15’, “El Nino”, Fernando Torres zgjat këmbën në formë volej për ta goditur më parë se gjithë të të tjerët, për ta çuar në rrjetë. Mesfusha iberike duket se funksioni në mënyrë perfekte, e drejtuar nga një fantazisti shkëlqyer si Ksavi. 45 minutat e para kanë kohë edhe për golin e barazimi të Suedisë, të realizuar nga askush tjetër, por prej gjigantit Zlatan Ibrahimoviç. Në minutën e 33-të sulmuesi i Interit pas mposhti në një duel fizik Serxho Ramosin, gjeti këndin e zbrazët të portës spanjolle, për ta bërë të pa dobishëm ndërhyrjen e portierit Iker Casillas

Emocionet e pjesës së dytë janë më të ftohta, në një 45 minutësh që ka më shumë ngjyra barazimi. Spanja provoi parasëgjithash me Fernando Torresin, por nuk arrin të mposhtë portierin kundërshtar. Në kohën shtesë erdhi më në fund goli i katërt i David Vijës (92’).


Notat:
Torres 7: Dyshime dhe hije mbasi nuk shënoj në ndeshjen kundër Rusis, Hero kombi në ndeshjen kundër Suedis. Futbolli është ky, edhe në Spanjë


Silva 6,5: Stilii futbollit të Spanjollve është merr topin dhe hec perpara dhe Silva hecen dhe i dhuron Torresit një top që ky i fundit e realizon ne gol. Pastaj mund te fitonte dhe një penallti( e hodhi ne tokë Elmander) por Silva është i trullosur nga dielli i fortë i Ovrebo.


Ibrahimovic 7: Tre nisje jo të mira( Një kontroll gjoksi te gabuar, nje faull mbi Sena, dhe nje top te humbur) pastaj drita ndezet, shënon nje gol duke mposhtur ato "dy femitë" me emrat Serxho Ramos Casillas. Del ne pjesën e dytë per probleme ne gju.


Vija 7: Jo o gezuar per fajin e vetë- nuk ishte ne nivelin e ndeshjes që po luhej, por arrin të besoj kur të gjith mendonin pë të ndrruar fanellat. Në atë krosim të Kapdevila është me vones por me një prekje të lehtë nxjerr jasht loje Hansson dhe pastaj është një flutur drejtë portës kur nxjerr jasht loje
 edhe Isaksson


Casillas 5: Kërcen lartë dhe rrëzohet keq. Në të djathtën e Ibrahimovic duket sikur po shtrihet, sikur të jetë një film i ngadalsuar. Por filmi ishtë pak me i ngadaltë se...


Isaksson 6,5: Nuk ka shumë kohë per të menduar dhe nuk mendon. Në pjesën e parë anullon gjuajtjet e Vijës ndërsa në pjesën e dytë grushton një gjuajtje të Silvës dhe të djathtën e Sennës. Ishte vendimtarë deri ne golin e minutës së fundit të Vijës.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA