Gus Hidink Duhet te fitojme edhe me mungesa

Gus Hidink: Duhet të fitojmë edhe me mungesa
Sigurisht që është një mungesë e rëndësishme, por skuadra nuk duhet ta përdorë këtë si justifikim në rast se paraqitet dobët, - tha tekniku holandez, Hidink. - Është fare e thjeshtë të thuash që një nga lojtarët tanë më të mirë nuk ishte në fushë, prandaj nuk fituam. Por nuk do ta pranoja kurrsesi nga lojtarët e mi këtë, nëse më zhgënjejnë edhe ndaj Greqisë”, - nënvizoi Hidink. Në takimin e sotëm, përballë kampionëve grekë, do të ndihet edhe mungesa e Arshavinit të pezulluar, ndërkohë që Pogrebniak nuk mundi të marrë pjesë në këtë turne. Sipas Hidink, duhet të jepet patjetër një përgjigje e prerë për Pavliuçenkon, që shënoi edhe golin e nderit ndaj Spanjës, pasi skuadra ka shumë nevojë për të. “Ai pësoi një tërheqje muskulare, e për rrjedhojë nuk duket të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Greqisë. Ditën e pardjeshme vrapoi pak, kurse dje mori një trajnim fizioterapik, por deri në momentin e futjes në lojë do të shohim nëse do jetë i aftë të luajë apo jo”, - bëri të ditur ish-trajneri i Australisë dhe i Koresë së Jugut. Fitorja e sotme ndaj Greqisë do të rikthejë shpresat e Rusisë, pas humbjes poshtëruese me Spanjën. Nga ana tjetër, do të jenë kampionët në fuqi të këtij turneu, ata që do duan gjithashtu të lënë pas paraqitjen e dobët të ndeshjes së parë, kur u mundën me rezultatin 2-0 nga Suedia. Gjithashtu, edhe ekipi i Oto Rehagelit do të luajë shanset e tij për kualifikim në këtë përballje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama