Boulahrouz, nga zėvendėsues nė protagonist

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Boulahrouz, nga zėvendėsues nė protagonist
Boulahrouz, nga zėvendėsues nė protagonist

I aktivizuar në formacion me misionin për të neutralizuar rrezikshmërinë e Antonio Di Natales, mbrojtësi i Holandës ka zhvilluar një lojë të mirë në fitoren 3-0 të “Tulipanëve” ndaj Italisë. “Ndjehem vërtetë në formë dhe këtë gjë ia bëra të ditur edhe trajnerit Van Basten para fillimit të Evropianit. Gjithsesi, u çudita që u aktivizova si titullar ndaj Italisë, pasi këtë sezon kam luajtur vetëm 6 ndeshje me fanellën e Seviljas e akoma më shumë për rrethanat në të cilat u grumbullova në përfaqësuese, pas dëmtimit të Babel”, u shpreh mbrojtësi i portokallinjve, Boulahrouz. Këtij të fundit, fati i ka rezervuar jo pak surpriza, gjithsesi futbollisti holandez është optimist. “Kemi realizuar një fillim të mbarë, gjë që na ka bërë të ndërgjegjshëm për potencialin tonë. Po përgatitemi për sfidën ndaj Francës në të njëjtën mënyrë si bëmë ndaj Italisë. Realisht kemi mundur kampionët e botës, por akoma nuk kemi siguruar asgjë. Vetëm në fund mund të marrim frytet e punës sonë”, përfundoi mbrojtësi i Holandës, Boulahrouz.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA