Kryeveper e Kroacise Gjermania Kaputt 2-1

Kryeveper e Kroacise, Gjermania Kaputt 2-1
Kroacia dhuroi surprizën më të madhe në Grupin B. Formacioni i Slaven Biliç, pasi mundi Austrinë (1-0) në ndeshjen e parë, kaloi edhe një pengesë gjigante si Gjermania (2-1), duke hedhur një hap të sigurt në çerekfinalet e Europianit. Një ndeshje e interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga kroatët, të cilët e zhbllokuan takimin në minutën e 24-t, me një gol brilant të Dario Sërnës.


Pjesa e parë ishte e tëra nën dominmin kroat, përveç ndonjë përpjekje të largët të gjermanëve me Mikael Balak. Në pjesën e dytë erdhi dhe goli i Oliçit (62’). Lukas Podolski, golashënuesi më i mirë i Gjermanisë (3 gola) shkurtoi diferencën në minutën e 79-të, ndërkohë që Bastian Shvajnshtajger (90’) u bë futbollisti i parë, i cili ndëshkohet me karton të kuq në 11 ndeshjet e para të Europianit.

Formacioni i Johakim Lëv bëri një paraqitje të varfër, aspak karakteristike për mentalitetin gjerman. Krijoi shumë raste, por e la veten të thyhej shpejt, duke ofruar një mbrojtje të varfër e të thyeshme.Gjermania do të ndeshet në ndeshjen e fundit me Austrinë, dhe i duhet të fitojë patjetër, por dhe të shmangë një ballafaqim me Portugalinë në çerekfinale.


Notat:
GOMEZ 4:
E veshtire te gjesh lojtarin me te keq ne fush nga Gomez Klose e Podolski.. Goli i keti te fundit te kujton golin kunder Polonis por nuk ka ndonje rendesi te madhe nese Gjermania nuk arrit te kaloj ne fazen tjeter.

KRANJAR 6.5: Gabon nje gol gati te bere i cili Oliç per ti dhen pasimin duhet te marr disa goditje, por e rimer veten ne mbrojtje, nuk e lejon te marr fryme Frings dhe bllokon dhe Ballack.


BALLACK 5: Hargjon me shume kohe duke rregulluar fashen e kapiteni ne krah dhe duke i gerthitur shokve te skuadrese se sa te jap topa te rendesishem per shoket, te pakten mbas ndeshjes se sotme, kunder Austris do kete ndonje gje tjeter per tu marr, ndoshta te vizitohet per bajamet.


MODRIC 6.5: Modric i cili gjigand nuk eshte tregon ne fushe se eshte me i mire dhe ben te ndihet Ballack si xhuxh. Per te treguar se i meriton ato 21 Milion Euro qe Tottenham ka shpenzuar per te, arrin te tregoj vlerat e tij me infiltrime ne mes te zones pasime te shpejta dhe shkathesi ne veprime, deri tani po tregon shume por te shohim?




Vdes një tifoz kroat 20-vjeçar

Një tifoz 20-vjeçar kroat vdiq sot mbasdite në Klagenfurt të Austrisë, për shkak të një ataku kardiak, pak para ndeshjes së Kombëtares të vendit të tij me Gjermaninë, të fituar nga Kroacia 2-1. Djaloshi vdiq në qendër të qytetit. Rezultuan të kota përpjekjet për të rianimuar në pritje të mbërritjes së ambulancës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama