Luka Toni Humbem betejen por jo luften

Luka Toni: Humbëm betejën, por jo luftën
por në të njëjtën kohë i mbron ata nga ngacmimet e shtypit: “Ndihemi ende kampion bote, dhe nëse do ta luanim përsëri atë ndeshje, jam i sigurt se nuk do përfundonte në atë mënyrë, – ka theksuar sulmuesi i Bajernit të Mynihut. – Ndërsa në takimin e radhës përballë Rumanisë do jetë e rëndësishme edhe nëse shënon Bufon, mjafton që të fitojmë. Kundër Holandës kemi gabuar, por gjatë pjesës së dytë, me aktivizimin e disa lojtarëve me tipare sulmuese, kemi luajtur më mirë. Italia pati raste të mira për gol, por që fatkeqësisht nuk u konkretizuan dot

. Pastaj, me hyrjen në fushë të Antonio Kasanos dhe Alesandro Del Pieros, loja jonë ndryshoi për mirë. Tani shpresoj që kundër Rumanisë të kemi mbështetjen e tyre që nga minuta e parë”. Për sa i takon kualifikimit në çerekfinale, sulmuesi italian është i sigurt se Italia i ka të gjitha mundësitë për ta arritur këtë: “Ajo që kemi humbur është veçse një betejë, jo lufta. Janë akoma edhe dy ndeshje për t’u luajtur, gjatë të cilave mund të ndryshojnë shumë gjëra. Megjithatë shpresoj që ndaj Rumanisë të mos ndihem aq i izoluar në sulm, siç u ndjeva me Holandën”. Më pas, Toni i del në mbrojtje teknikut të Kombëtares: “Donadoni u përpoq të bënte më të mirën. Madje, gjatë pjesës së dytë, ndryshimet që bëri në skuadër qenë tepër pozitive. Për momentin të gjithë ndihemi të xhindosur për gabimet e bëra kundër Holandës, por ju siguroj se do të jetë pikërisht kjo xhindosje që do na ndihmojë të mundim Rumaninë”. Kundër rumunëve, Toni do ketë përballë ish-shokun e tij të skuadrës tek Fiorentina, Adrian Mutu. “Nuk e kam takuar gjatë këtyre ditëve, madje as në telefon nuk kemi folur, megjithatë kur të zbres në fushë do ta përqafoj. Tani po pres me padurim të përballemi më rumunët”, ka përfunduar sulmuesi i përfaqësueses italiane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama