Lipi Humbje e turpshme per Italine

Lipi: Humbje e turpshme për Italinë
Nuk them se në fund të këtij kompeticioni do jetë Italia ajo që do fitojë, por mendoj se nuk ka ndonjë skuadër më të fortë se ajo e teknikut Donadoni”. Sipas Lipit, ka një motiv që e ka bërë Italinë të dështojë përballë holandezëve. “Mungesa e Kanavaros ka qenë me të vërtetë një humbje e madhe për ne, në veçanti për moralin e lojtarëve. Kanavaro është një kapiten special, i cili ka veti ta mbledhë gjithë skuadrën rreth vetes”, argumentoi Lipi. Kur i është kërkuar të bëjë një parashikim për Euro-2008, Marçelo Lipi ka renditur, sipas tij, skuadrat favorite për të fituar këtë kompeticion: “Pas Italisë do rendisja Francën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Holandën”. Në fund, ishkreu i pankinës së përfaqësueses italiane ka mohuar kategorikisht se ka sharë kombëtaren në fund të takimit Itali-Holandë. “Është e vërtetë që kam shprehur opinionin tim si trajner për atë ndeshje, por është jashtë logjikës të mendosh që unë kam sharë kombëtaren e vendit tim”, ka theksuar tekniku kampion bote, Marçelo Lipi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama