Robin van Persi :Me kėtė stil do fitojmė Evropianin

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Robin van Persi :Me kėtė stil do fitojmė Evropianin
Robin van Persi :Me kėtė stil do fitojmė Evropianin

“Jam shumë i kënaqur me një stil të tillë loje. Përveç faktit që të gjithë lojtarët janë përshtatur mjaft mirë, është një stil loje shumë rezultativ. Kështu do të paraqitemi deri në fund të Evropianit, pasi jam i bindur që do fitojmë titullin kampion. Kemi futbollistë të shkëlqyer, të cilët bashkëpunojnë në mënyrë spektakolare me njeri-tjetrin. Trajneri Marko van Basten ka arritur të gjejë taktikën e duhur dhe për këtë duhet përgëzuar

. Me këtë stil loje, fitorja arrihet me spektakël”, tha Robin van Persi. Në fakt, ai e ka krahasuar një mënyrë të tillë loje me skuadrën ku luan, Arsenalin. “Loja e Holandës më ngjason shumë me atë të Arsenalit dhe fitoret arrihen në të njëjtën mënyrë. Duhet të theksoj se Arsenali ka arritur të jetë shumë i suksesshëm me një lojë të tillë dhe kështu do të jetë edhe Holanda”, tha Van Persi, i cili pritet të luajë si titullar në ndeshjen e ardhshme, duke parë edhe problemet e shumta me dëmtimet që ka pasur ekipi i Marko van Basten. Gjithsesi, fillimi i Evropianit për “tulipanët” ka qenë shumë i suksesshëm, duke mundur me rezultatin 3-0 kampionen e botës në fuqi, Italinë, me anë të një taktike loje ndryshe nga ç’jemi mësuar të shikojmë Holandën në të kaluarën.



PanoramaSport

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA