Terim Fitore heroike dhe e paharrueshme
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Treguam se jemi një ekip i madh dhe që luajmë deri në minutën e fundit. Mendoj se i merituam tri pikët. Pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, pasi terreni qe mjaft i rënduar. Ndërkohë, në 45 minutëshin e dytë përmbysëm gjithçka. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe mënyrën se si FATIH TERIM Trajneri i Kombëtares turke shkoi loja, duke u bërë akoma më emocionuese.
Tani duhet të mendojmë për sfidën ndaj Çekisë, të cilën duhet ta fitojmë gjithashtu, për të siguruar një biletë për çerekfinalet e Evropianit”, – deklaroi tekniku i Kombëtares turke, Terim. Turqia duhet të fitojë në ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë për të siguruar kualifikimin, ndërkohë që në rast barazimi në kohën e rregullt, ndeshja do të shkojë me penallti (pa u zhvilluar koha shtesë), pasi skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh dhe me të njëjtin golavarazh.