K.Ronaldo E merituam cerekfinalen
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
“Jemi shumë të kënaqur pas një rezultati të tillë. Momentalisht kemi arritur të sigurojmë objektivin tonë. Padyshim që nuk ka qenë shumë e thjeshtë të realizojmë dy fitore në dy sfida të zhvilluara, por një fakt i tillë tregon forcën dhe impenjimin maksimal që kemi dhënë për këtë kompeticion. Nga ana personale ndihem mjaft mirë. Fizikisht jam në një gjendje optimale, por gjithashtu kam arritur të ndihmoj skuadrën në arritjen e këtyre sukseseve.
Po luajmë mirë, por ajo që është më e rëndësishmja është mënyra e thjeshtë, sesi arrijmë të gjejmë rrugën e golit. Nëse në fazën sulmuese jemi në nivelet më të larta, në atë defensive kemi diçka për të korrigjuar. Shpeshherë lëmë disa hapësira, të cilat favorizojnë sulmet e kundërshtarit, por besoj se për sfidat e ardhshme do të arrijmë ta korrigjojmë një gjë të tillë”, shprehet Ronaldo, pas fitores me Çekinë.