Skolari: Krenar pėr Kristiano Ronaldon

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Skolari: Krenar pėr Kristiano Ronaldon
Skolari: Krenar pėr Kristiano Ronaldon

“Jam shumë krenar për këtë skuadër, pasi gjithmonë lojtarët arrijnë të nxjerrin në pah vlerat më të mira të punës sime. Momentalisht kemi arritur të konkretizojmë objektivat tanë për këtë kompeticion, falë impenjimit që ky grup lojtarësh ka shfaqur në dy ndeshjet e zhvilluara deri në këtë moment. Gjithsesi, ne nuk duam të ndalemi këtu. Kërkojmë gjithmonë të arrijmë maksimumin dhe sivjet kemi mundësinë më të mirë për ta realizuar një gjë të tillë.

 Kristiano Ronaldo? Pavarësisht moshës së re, konfirmon se për këtë sezon, në mënyrë të padiskutueshme është ai lojtari më i mirë në botë. Është i pafalshëm në fushë, por besoj se me kalimin e kohës do të vazhdojë të rritë gjithmonë e më shumë nivelin e tij të lojës”, shprehet Luis Felipe Skolari, pas triumfit kundër çekëve.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA