Arrigo Saki Italia si nje Ferrarri pa benzin
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Ndonëse përballja ndërmjet dy skuadrave të drejtuara nga dy prej ish-lojtarëve të Milanit të tij ka qenë mjaft entuziazmuese, Saki është mjaft i zhgënjyer nga zgjedhjet e Donadonit: “Italia që kishte zbritur në fushë ndaj Holandës më ngjasonte me një Ferrari pa benzinë. Lojtarët e Doandonit më janë dukur të pamotivuar dhe në një mënyrë të tillë bëhet e pamundur të kërkosh suksesin.
Mesa e kam ndjekur aventurën e Doandonit në pankinën e Italisë, atmosfera e këtij ambienti nuk më është dukur asnjëherë nga më të mirat. Optimizmi dhe marrëdhëniet e mira në këtë grup nuk kanë qenë kurrë aleate me njëra-tjetrën, edhe pse rezultatet tona janë shoqëruar pothuajse gjithmonë nga kritika e skandale të shumta. Besoj se tashmë ka ardhur ora e reagimit. Si Donadoni, ashtu edhe lojtarët e tij duhet të bëjnë të pamundurën për t’iu kundërpërgjigjur këtij rezultati në sfidën kundër Rumanisë, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë pas një paraqitjeje të tillë. Nëse Italia kërkon suksesin, për mendimin tim, në atë formacion duhet të bëhen disa zëvendësime nga Roberto Donadoni”, shprehet Saki.