Snaijder Ky ishte vetem fillimi

Snaijder: Ky ishte vetem fillimi
 Por ne nuk kemi arritur asgjë deri tani, - deklaroi Shnaijder para gazetarëve. – Synimi ynë është që të arrijmë finalet e turneut, prandaj duhet të ruajmë qetësinë në takimet e radhës”. Holandezët bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe ishin në avantazh të dyfishtë që në fundin e pjesës së parë, falë golit shumë të diskutuar të Rud van Nistelroit në minutën e 26-të, ndërsa Shnaijder fiksoi golin e dytë vetëm pesë minuta më vonë, pas një kundërsulmi thuajse perfekt. “Sigurisht, qëndrova në vijën e pozicionit jashtë loje, por unë vetëm ndoqa trajektoren e gjuajtjes së Shnaijderit dhe pastaj shpresova që të ishte një mbrojtës pas meje, - sqaroi vetë Nistelroi. – Mirëpo, nuk e pashë që dikush ndodhej i shtrirë jashtë vijave të fushës”.

Mbrojtësi Kristian Panuçi e mbajti Van Nistelroin në pozicion të rregullt, edhe pse italiani ndodhej jashtë vijave në atë moment, teksa sulmuesi nuk i besonte syve kur nisi të festonte. “Ishte një kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Strategjia që ne kishim përgatitur, funksionoi për mrekulli”, u shpreh sulmuesi pas fitores, që ishte edhe triumfi më i bujshëm në histori ndaj Italisë. “Ishte vërtetë e pabesueshme të thyeje kampionët e botës në atë mënyrë, - ishte ky komenti i Rafael van der Vart, i cili i la pak hapësira ‘regjisorit’ të Italisë, Andrea Pirlo, që nuk i tregoi si duhej cilësitë e tij. - E dinim se duhej t’i mbanim në presion të madh, por mënyra se si e bëmë këtë ishte me të vërtetë fantastike”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama