David Villa: Nuk kėnaqem me kaq

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

David Villa: Nuk kėnaqem me kaq
David Villa: Nuk kėnaqem me kaq

“Jam shumë i lumtur. Nuk e kisha menduar aspak një ndeshje të tillë dhe tre gola të shënuar nga unë. Dua t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, sidomos Fernando Torresin, i cili më ndihmoi në të dy golat e parë. Me të bashkëpunoj shkëlqyeshëm në repartin sulmues. Gjithsesi, nuk kënaqem me kaq. Është vetëm një fitore dhe kemi shumë rrugë për të bërë. Kam besim të plotë te forca e grupit, por një gjë të tillë duhet t’ia tregojmë edhe tifozëve. Kemi ardhur këtu për të triumfuar dhe duhet ta bëjmë një gjë të tillë. “Këpuca e Artë”? Është ende herët për të folur. Për mua ka rëndësi që të fitojmë si skuadër”, tha sulmuesi David Villa. Për momentin, ai kryeson renditjen e golashënuesve, me një gol më shumë se Lukas Podolski.



PanoramaSport

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA