CharisteasNuk e meritonim humbjen
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
“Të dyja skuadrat, si ne ashtu edhe suedezët, u munduam të jemi sa më të saktë në lojë dhe të mos bëjmë gabime, gjithsesi, përsa i përket shanseve për të shënuar, mendoj se ishim ne, ata që iu afruam më shumë golit dhe se mund të kishim kaluar të parët në avantazh. Ishte një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim, për vetë mënyrën se si shkoi loja. Gjithsesi, futbolli është i tillë dhe mund të ndodhë gjithçka. Tashmë ne duhet të ruajmë përqendrimin, për të dhënë më të mirën tonë në ndeshjet e ardhshme”, tha Charisteas.