Lars Lagerbäck: ‘E filluam ashtu si duhet Evropianin’

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Lars Lagerbäck: ‘E filluam ashtu si duhet Evropianin’
Lars Lagerbäck: ‘E filluam ashtu si duhet Evropianin’

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi luajtëm ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni. Gjithsesi, ne ishim përgatitur mjaft mirë dhe arritëm t’ia dalim mbanë. E filluam në mënyrën më të mirë Evropianin, duke mundur një kundërshtar të fortë si Greqia. Është një fitore që do të na ndihmojë shumë për ndeshjet e ardhshme, pasi do të futemi në fushën e lojës me besim në vete. Dua të përgëzoj lojtarët për këmbënguljen në fushën e lojës, pasi e kërkuan shumë golin, derisa e gjetën me anë të Ibrahimoviç, i cili tregoi se është një nga futbollistët më të mirë të Evropës. Gjithsesi, detyra jonë nuk merr fund këtu, pasi duhet t’i kalojmë me sukses edhe ndeshjet e ardhshme, të cilat gjithashtu, nuk do të jenë të lehta, përkundrazi. Duhet të përballemi me Spanjën dhe me Rusinë, dy skuadra që e kanë treguar qartë formën e tyre”, tha trajneri i Suedisë, Lars Lagerbäck

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA