Nje Spanje keshtu te tremb
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
As Gus Hiddink nuk arriti te ndaloj Torres &Com. Nje 3 golesh i David Vija (3goleshi i pare per nje Spanjoll ne Europian) dhe 1 Fabregas mposhtin Rusin e cila nuk kishte as lojtaret e saj me te mire Arshavin e Pogrebnyak. Nese nuk keni vene akoma baste se kush do te fitoj Eurpianin, nuk eshte vone...
Notat:
TORRES 7.5: Eshte i vetmi i cili mund te ndryshoj ndeshjen ne cdo moment, nje pjese e pare per duartrokitje pa pushim. edhe se Aragones e heq ne minuten e 54 atij i mungon vetem goli. Por vetem Goli ama...
KOLODIN 5: Humbi duelin e tij me Torres ne rastin e golit te pare te Spanjes. Ishte si te biesh ko nga Taisoni i koheve me te mira. Mund te beje me mire por...
PAVLYCHENKO 6.5: Mungojne yjet si Arshavin e Pogrebnyak, dhe gjith pesha e sulmit eshte mbi supet e tij edhe se te medhaja dhe te forta por nuk mjafton per te kaluar Marchena e Puyol.
VILLA 8.5: Spastron gjithcka me Torres dhe nuk ben poshman "perbindeshin Raul" i cili me 23 gola gjat sezonit ishte shpallur gol shenuesi me i mire. Nje 3 golesh, 3 goleshi pare per kete kampionat dhe i pari per nje Spanjoll ne Europian. Deri tani nuk te kete pasur shume kritika kundrejte Aragones por ne fund ka te drejte Aragones.
SENNA 6.5: Shikon formacionin e Spanjes dhe shikon e nuk gjen Fabregas: mendon se mos ka ndonje gabim, shikon me mire dhe nuk gjen as Xabi Alonso: dhe mendon Aragones duhet te luajtur mendesh, pastaj shikon ndeshjen dhe kupton shume gjera, me nje keshtu perpara mbrojtjes Casillas e shoket mund te "flejne te qete".
FABREGAS 6.5: Kur hyne ne loje hyn per te zevendesuar Fernando Torres. Aq sa mjaton per nje pasim te mrekullueshem per Villa per te bere nje gol te thjeshte te thjeshte. Kjo eshte Spanja pra, dhe te tremb.