Skemat e Enver Hoxhes per prishjen me Rusine dhe Kinen

Skemat e Enver Hoxhes per prishjen me Rusine dhe Kinen

Shqiperia ishte i vetmi shtet ne bote qe, siç ishte parashikuar, do te ishte perjashtimi i perkohshem i Kamboxhias, e cila nuk ka pasur marredhenie diplomatike si me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik. Dhe nese drejtuesi i partise se saj, Enver Hoxha, i cili ishte ne pushtet qe nga periudha e pushtimit nga forcat italiane dhe gjermane, qe u mbyll me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, vazhdon te ndjeke rrugen e tij, Shqiperia nuk do ta arrinte kurre kete gje. “Politika e vendit tone, - ishte shprehur ate kohe Hoxha, - nuk eshte politika e atyre shteteve qe mbajne qindra flamuj ne xhepat e tyre. Republika jone popullore nuk e ul flamurin e saj, si perpara shantazhit dhe territorit, ashtu edhe perpara rublave apo dollareve. A duhet ta ndjekim ne kete parim dhe politike, apo te ulemi ne gjunje, te lepijme çizmet e amerikaneve dhe sovjetikeve, duke bere nje shtet prostitute?”.


Shperfillja ne keto fjale ishte karakteristike e politikes qe vetem Hoxha e aplikonte. Sloganet, nje kult dhe disipline e personalitetit te Hoxhes, ishin te pranishme ne Shqiperi. Por ekzistonte njekohesisht nje zhvillim ekonomik i paket dhe nje konspiracion, krahasuar me pjesen tjeter te Europes Lindore, si dhe Perendimin.
Izolimi total
Qe ne vitin 1967, kur u mbyllen te gjitha kishat dhe xhamite, Shqiperia ishte shteti i pare ateist ne bote, e vetmja fe e se ciles ishte Shqiperia, ashtu siç e percaktoi Enver Hoxha. Sado drastike te jete politika e izolimit, ajo mbart ne vetvete rrenje historike. Italia, Greqia dhe Jugosllavia, te gjitha shpresonin ta pushtonin Shqiperine pas Luftes se Pare Boterore dhe, qe nga Lufta e Dyte Boterore, presidenti Tito, Agjencia Qendrore e Inteligjences (CIA) dhe Nikita Hrushovi kishin planet e tyre te veçanta per ta marre ate.
Perveç nje trupe diplomatike dhe pak biznesmene te lejuar brenda vendit vetem per pak dite ne ate kohe, Shqiperia pranon rreth 5000 turiste ne vit. Ne kufi, nje berber zyrtar rruante mjekrat dhe shkurtonte floket. Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdheronin qe pantallonat e ngushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra te zevendesoheshin me rroba te gjata. Nese nuk zbatoheshin keto rregulla, vizitoret hynin ne Shqiperi ndryshe nga çdo vend tjeter ne Europe. Shqiperia nuk ka pasur asnje drite trafiku, apo makine private. Trafiku perbehej nga xhipat dhe kamionet e prodhuar ne Kine dhe karroca, biçikleta dhe gomare te ngarkuar rende.


Gjendja ekonomike
Ne baze te strategjise se Enver Hoxhes per t’u mbeshtetur secili ne forcat e veta, vendi kishte ngritur nje baze industriale primitive, por te shumellojshme. Relativisht e pasur me minerale per popullsine e saj prej dy milione banoresh, Shqiperia kishte vajra sulfurore dhe furnizonte pothuajse te gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesen me te madhe te lendes se pare, si dhe te kerkesave per ndertim. Sipas modelit Maoist, politika zyrtare synonte t’i jepte prioritete per standarde fshatrave me shume se qyteteve, duke qene se dy te tretat e popullsise jetonte ne keto zona. Edhe ne zonat rurale jane bere perpjekje per te balancuar ndryshimin midis zonave malore dhe fushave bregdetare, pergjate Adriatikut, qe nga kufiri jugosllav, deri ne Greqi. Banoret nga fermat kooperativiste ne zonat e uleta çoheshin neper ekspedita per te mesuar standardet dhe per te zhvilluar me pas fermat e tyre. Sipas Revolucionit Kulturor Shqiptar, i cili filloi ne te njejten periudhe me Kinen, por qe ende ka vazhduar, te gjithe punonjesit e zyrave dhe intelektualet duhet te punonin nje muaj ne vit ne bujqesi, si pune e detyrueshme, ose neper fabrika. Grate ushtarake, te cilat mbanin pushke dhe vishnin çitjane, shfaqeshin duke patrulluar ne kufi.
Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i Maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.


Politikat e Hoxhes jane kundershtuar vazhdimisht. 14 nga 31 anetaret e Komitetit Qendror ne vitin 1948, u ekzekutuan nje dekade me vone. Qe nga viti 1960 dhe nga prishja e Moskes, udheheqja ka qene shume e qendrueshem. Por veren e kaluar, ministri i Mbrojtjes u zevendesua ne menyre misterioze, pas asaj qe dukej si nje debat i nivelit te larte mbi izolimin e vendit. Pas atij incidenti, Hoxha mbajti nje fjalim te ashper, duke sulmuar njerezit, te cilet “na keshillojne ne te kthejme vendin tone ne nje stalle me dyer qe lihen te hapura per derrat dhe dosat”. Gjithashtu u shenuan edhe tensione per ndryshim. Nje faktor ka qene inflacioni Perendimor, i cili rriti çmimin e makinerive te importuara, te cilat Shqiperia i blinte ne Europen Perendimore. Kritikat e Hoxhes, me sa dukej, kane deklaruar se ne bregun e gjate te detit, Shqiperia mund te fitonte me teper te ardhura nga turistet. Te tjere faktore kane qene transmetimet e huaja dhe influenca e tyre ne brezat e rinj, te cilet mund ta kapnin shume shpejt radion italiane, greke dhe jugosllave ne transistoret e tyre. Me futjen e televizionit, ne vitin 1971, u bene paralajmerime te shumta nga Hoxha, per te mos perdorur stacionet e huaja “revizioniste”. Se fundi, ekziston mendimi se besnikeria ekskluzive e Shqiperise per Kinen e larget mund te ishte nje gabim ne ate kohe, kur vete Pekini po shnderrohej ne me pragmatik ne marredheniet e tij me boten kapitaliste. Por per ate kohe, Hoxha ishte i vendosur t’i bente rezistence.

Shkrimi eshte marre nga “New York Times”
Titulli eshte redaksional

Nga Xhonatan Sill : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama