Regjistroni domainin tuaj .al

Studimi britanik: Fëmijët tanë, gjithnjë e më përtacë

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Studimi britanik: Fëmijët tanë, gjithnjë e më përtacë
Studimi britanik: Fëmijët tanë, gjithnjë e më përtacë

Në një studim aktual, shkencëtarët britanikë konstatojnë se vetëm një kontingjent prej më pak se 3 përqindësh prej 11-vjecarëve nuk lëviz mjaftueshëm.

Chris Riddoch nga Universiteti i Bath-it dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë kërkime mbi cështjen në fjalë në më shumë se 5595 raste 11-vjecarësh nga jugperëndimi i Anglisë. Studimi është pjesë e "Avon Longitudinal Study of Parents and Children- Alspac" (një projekt kërkimor për prindërit e fëmijët), në të cilin marrin pjesë qysh prej viteve nëntëdhjetë, 14000 fëmijë. "Alspac" dëshiron që sa të jetë e mundur të zbulojë të gjitha pasojat sociale, psikologjike e ato mjedisore, si dhe ato gjenetike mbi fëmijët. Dhe tavolina është mbushur plot: mbi 260 publikime shkencore janë botuar deri më tani në kuadër të projektit.

Për studimin e tyre aktual, shkencëtarët i kanë pajisur fëmijët me një pajisje matëse shpejtësie, e cila - e ngjeshur në një rrip elastik në brez - mat minutë për minutë se sa shpesh dhe në mënyrë intensive lëvizin fëmijët. Fëmijët i mbajtën me vete pajisjet për shtatë ditë me radhë. Të dhënat e përftuara e të analizuara ishin ato të periudhës mes muajve janar 2003 dhe 2005. Rezultati: fëmijët gjithsesi janë pothuajse dy herë më shumë aktivë se sa të rriturit, por jo aq aktivë sa duhet. U dëshmua gjithashtu se të rinjtë (meshkuj) lëvizin më me gjallëri se sa vajzat, shkruajnë studiuesit britanikë në numrin e fundit të revistës së specializuar në sferën e mjekësisë kombëtare, "British Medical Journal". Gjithsesi, si të rinjtë (meshkuj), ashtu dhe ato femra, e kalojnë, sipas tyre, shumicën e kohës me aktivitete më së shumti pasive, apo të cilësuara në studim si "të rehatshme". Vetëm 3 për qind e fëmijëve të marrë në testim lëvizin sipas mendimit të mjekëve e shkencëtarëve, mjaftueshëm.

Rekomandimi i studiuesve: të paktën 60 minuta lëvizje për fëmijë në ditë. Vetëm kështu zemra dhe frymëmarrja mund të mbahen në formë. "Është gjithashtu e rekomandueshme që fëmijët në këtë moshë të lëvizin më shumë, pasi aktiviteti i tyre gjatë procesit të rritjes do të njohë ulje më pas", shkruajnë studiuesit në faqet e revistës në fjalë.

Marre nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi