Shqiptaret tentojne te rrenojne shtatoren e Carit serb

Shqiptaret tentojne te rrenojne shtatoren e Carit serb

Një grup qytetarësh shqiptarë në Shkup, mbrëmë para mesnate kanë tentuar të rrënojnë përmendoren e mbretit serb Car Dushani. Një grup prej rreth 30 personave kanë goditur me sende të forta dhe çekiçë hekuri përmendoren, e cila ka pësuar dëme, por që nuk është rrënuar, raporton “INA”. Siç bëhet e ditur, lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, ecila theksoi se ajo është një ndërtim ilegal.

Nga ana tjetër, një pjesë e mediave kanë raportuar se në mesin e qytetarëve ka pasur edhe zyrtarë të BDI-së, por edhe aktivistë të shoqatave joqeveritare. Pas disa minutave rasti është alarmuar nga qytetarë kalimtarë që kanë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë ndërhyrë në parandalimin e rrënimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama