Uilshaier kunder Januzajt Nese nuk je anglez nuk mund te luash per Angline

Uilshaier kunder Januzajt: Nese nuk je anglez, nuk mund te luash per Angline

Mesfushori i talentuar i Arsenalit dhe kombëtares së Anglisë, Xhek Uilshaier, ka dalë kundër idesë që Adnan Januzaj të luajë për Anglinë. Sipas tij, një person nuk bëhet anglez vetëm pse qendron pesë vjet në këtë vend. Për këtë arsye, sipas tij, është absurde që Januzaj apo kushdo tjetër, të luajë për Anglinë, ndërkohë që nuk është me prejardhje nga ky vend.

“Jo, për mua nëse je anglez, je anglez, dhe luan për Anglinë. Të vetmit njerëz të cilët duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët.

Nëse keni jetuar në Aagli për pesë vite, për mua, kjo nuk ju bën anglez. Ju nuk duhet të luani. Kjo nuk do të thotë se ju mund të luani për atë vend. Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe jetoja atje për pesë vite, nuk do të luaja për Spanjën. Për mua një lojtar anglez duhet të luajë vërtet për Anglinë”, ka thënë Uilshaier. E ardhmja e Januzajt se cilën kombëtare do të përfaqësojë është bërë një nga çështjet e ditës, duke qenë se ai ka mundësi të zgjedhë një mes Shqipërisë, Belgjikës, Turqisë, madje dhe Kroacisë dhe Serbisë, si dhe Anglinë, pas pesë vjetësh. Por, mediat kryesore britanike kanë dalë kundër kësaj mundësie, pasi sipas tyre, nuk është e ndershme që një futbollisti i rritur në një vend tjetër, të luajë për Anglinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama