Januzaj refuzon Belgjiken Shqiperia shpreson

Januzaj refuzon Belgjiken, Shqiperia shpreson

Adnan Januzaj ka refuzuar kombëtaren e Belgjikës. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kësaj kombëtareje, Mark Vilmot. Ai është shprehur se Januzaj nuk ka vendosur ende se për kë shtet do të luajë.

“Mançester Junaited më ka thënë se Januzaj ende nuk ka marrë asnjë vendim për të luajtur për ndonjë kombëtare, e as për ndonjë shtet.

Ne i kemi dërguar sinjal të qartë se duam ai të luajë për Belgjikën dhe tani i takon atij të vendosë. Do ta respektoj zgjidhjen e tij”, ka thënë Vilmot. Ky refuzim ngjall shpresat e Shqipërisë, se Januzaj mund të zgjedhë pikërisht kombëtaren tonë. Mediat sportive në Angli dhe Itali shkruajnë se Shqipëria për momentin është alternative më e mundshme dhe me e pëlqyer nga Januzaj, por vendimi nuk është marrë ende.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama