Serbia mund te perdore Vidicin qe te ftoje Januzajn

Serbia mund te perdore Vidicin qe te ftoje Januzajn

Adnan Januzaj është emri më i përfolur tani për tani në të gjitha mediat. Pas dygolëshit kundër Sanderlandit, mesfushori shqiptar përveç klubeve, është vënë edhe nën lupën e Kombëtareve. Deri tani interesim kanë shprehur Anglia, Belgjika, Shqipëria, Turqia dhe së fundi Kroacia. Por, një lajm i publikuar në gazetën serbe “Kurir” ka habitur të gjithë.

Gazeta beogradase shkruan se edhe Serbia ka shanset e saj të marr Januzajn në Kombëtare. Madje, sipas gazettes, ata kanë të gatshëm edhe planin se si ta bëjnë për vete shqiptarin nga Istogu. Federata Serbe e Futbollit e ka të lehtë kontaktin dhe për këtë do të mund të përdorë kapitenin e Mançesterit, Nemanja Vidiç, që Januzaj do t’i thotë “PO” Serbisë, përfundon gazeta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama