“Për momentin Monako nuk luan në asnjë kompeticion të UEFA-s, kështu që nuk përbën asnjë shqetësim. Kur të arrijnë të luajnë në Evropë, atëhere do të flasim. Gjithçka do të shkojë sipas rregullave, pasi nuk është në interes të UEFA-s që të përjashtojë klubet, ashtu siç ndodhi me Malagan, por t’i ndihmojë ato. Në periudhën maj-prill të 2014 do të shohim se kush nga skuadrat do të jetë brenda këtyre rregullave. Ky është limiti kohor për të rregulluar bilancet ekonomike”, ka thënë Platini.
Ai ndërkohë është shprehur se Lorenco Insinje dhe Isko do të jenë dy nga yjet e ardhshme të futbollit europian.











