Talenti i Junaited Januzaj do ta refuzoje Shqiperine

Talenti i Junaited, Januzaj, do ta refuzoje Shqiperine
Talenti i Mançester Junaited, Adnan Januzaj, për shkak të përqendrimit të tij tek ky klub, duket se do ta refuzojë kombëtaren shqiptare.  Babai i tij, Abedin Januzaj, ka konfirmuar për KTV-në, se të gjitha raportimet dhe lajmet e nxjerra nga Federata Shqiptare, se djali i tij do të luajë shpejt për Shqipërinë, janë të pavërteta.

“Asnjëherë askush nga Kombëtarja e Shqipërisë nuk na ka kontaktuar për të na pyetur për mundësinë e afrimit të tij në kombëtare. Por, për shkak të mënyrës si kanë rrjedhur gjërat, edhe kur të në thërrasin, do t’i refuzojmë”, ka thënë Januzaj.

Ai nuk ia ka mbyllur derën Belgjikës ndërkohë, por ka thënë se djali i tij është i interesuar që të vazhdojë punën për të përparuar me kampionët anglezë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama