Arsen Venger ka komentuar mbi ndeshjen e djeshme, duke i thurur elozhe Bajernit të Mynihut. Gjithsesi, ai nuk i kursen kritikat e ashpra ndaj gjykimit. “Bajerni e meritoi plotësisht fitoren. Ishin superiorë në çdo aspekt, si fizikisht, ashtu edhe taktikisht. Barcelona nuk tregoi as 20% të potencialit të saj. Mendoj se gjermanët merituan një fitore me diferencë të konsiderueshme golash për paraqitjen e zhvilluar”, – tha Venger. “Më vjen keq që arbitrimi në ndeshje kaq prestigjioze është i tmerrshëm. U bënë gafa që edhe një fëmijë 10 vjeç mund t’i vërejë. Është e palejueshme që të ndodhë një gjë e tillë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, aq më tepër që ka edhe arbitra pas portave. Nuk di sesi t’i shpjegoj”, – shtoi trajneri i Arsenalit.