Tifozet himariote me flamurin serb ne ndeshjen Himara-Kamza
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Himariotët kanë nxitur gjithmonë debate dhe reagime shpesh herë për veprimet e tyre të hapura pro greke. Por, këtë herë ata kanë shfaqur shenja simpatie për një tjetër vend jo shumë të dashur nga shqiptarët. Bëhet fjalë për Serbinë. Në ndeshjen mes Himarës dhe Kamzës, disa tifozë himariotë kanë valëvitur një flamur serb, në shenjë vlerësimi për dy futbollistët serb që luajnë në këtë ekip, Kuzmiç dhe Zdravkoviç.
“Himara, në tri ndeshjet e para nuk njeh humbje, ndërsa meritën më të madhe në këtë sezon e ka dyshja serbe, Kuzmiç – Zdravkoviç”, shkruan portali serb Pressonline, të cilit i referohet “Ora info” në Kosovë.
“Na kanë pranuar mjaft mirë, na adhurojnë…të gjithë kanë prejardhje greke. Pas fitores kundër Kamzës kemi qenë në kafe në plazh deri në orët e vona në mbrëmjes dhe jemi kënaqur me muzikë popullore serbe”, ka thënë mbrojtësi Kuzmiç.
“Në Himarë i duan serbët dhe të gjithë në atë pjesë e mbajnë veten për patriotë”, ka vijuar më tej ai.
Ndërsa Zdravkoviç thotë se nuk ka mundur t’u besojë syve kur ka shënuar gol dhe ka parë nga tribuna çastin kur tifozët vendas kanë nxjerr flamurin serb.
“Kur kam shënuar gol, jam kthyer nga tribuna, ku ishin tifozët tanë dhe kam parë njerëzit me flamurin tonë…Tifozët më befasuan me atë veprim. Ndjenja ishte e paçmueshme. Kemi bërë disa rezultate dhe tani jemi në vendin e shtatë. Ata tifozë na respektojnë më shumë sesa shqiptarët”.
“Himara dikur ka qenë pjesë greke, të cilën më vonë e morën shqiptarët, por në Himarë flitet vetëm gjuha greke dhe duket se i duan serbët”, u shpreh Zdravkoviç./b.l